390 leje ndërtimi në Tiranë, flet eksperti: Qyteti po bëhet i pajetueshëm, situata është problematike…

0
134

Eksperti Bujar Bendo ka folur për mikrofonin e Fax News, për dhënien e 390 lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës. Bendo sqaron se situata është problematike pasi bumi i dhënies së këtyre lejeve dhe rritja e investimeve në ndërtim po e bën Tiranën të pabanueshme për shkak të cilësisë së keqe të ajrit.

“Kemi një bum të ndërtimeve në Tiranë, investimi që po bëhet në këto leje është në përmasa galopante gati 400 milion euro. Buxheti i Bashkisë së Tiranës po rritet si pasojë e mbledhjes së të ardhurave nga lejet e ndërtimit.

Problemi më i madh është ana sociale pasi Tirana ka filluar të bëhet e pabanueshme për shkak të cilësis së keqe të ajrit, kjo konstatohet nga qytetarët pasi nuk kemi një kompani të mirfilltë që të kryejë studimet”.

Më tej eksperti Bendo ka sqaruar se bankat kanë frikë të bëhen pjesë të investimeve në ndërtim.

Presupozohej që të rritej popullsia e Tiranës me 20 mijë banorë, por po shohim që kemi një prishje të ekuilibrit mes kërkesës dhe ofertës.

Do ketë stok të ndërtimeve, nuk dihet se sa të besueshëm do të jenë investitorët. Nuk shohim rritje të kreditimit nga bankat ose pjesmarrje nga banka. Fushata e ndërtimit e  ka me shumë frikë që të bëhen kto ndërtime sepse nuk  kanë se ku t’i gjejë këto para për të kryer investimet”.

I pyetur nga gazetarja Mirilda Tili, se pse këto 400 mln euro po hidhen në lejet e ndërtimit për sa kohë që investimet do të mbeten stok, Bujar Bendo është shprehur se këto janë investime më përfitime shumë të larta pavarësisht se në Shqipëri nuk kemi një qëndrueshmëri.

Sepse këto janë investime që kanë fitim shumë të lartë, shqetësimi është  tregu aktual kush është kërkesa dhe oferta, sepse po ndikon keq në infrastrukturë dhe në mjedis. Ndërtimet janë impakte që ndikojnë në buxhetet e shtetit të cilat japin një impakt në rritjen e GDP-së”.

I pyetur se si është situata fiskale në vend duke marrë parasysh të ardhurat e qytetarëve. Bendo është përgjigjur se gjithçka varet nga besimi që kanë njerëzit në ekonomi.

“E gjitha ka të bëjë me besimin e njerëzve në ekonomi. Klima është e tillë nëse humbet besimi do kemi probleme të mëdha në investime.

Problem shqetësues mbetet sepse shumë biznesmenë janë gati të largohen nga Shqipria, par mund të themi që  biznesi ndodhet në gjendje të keqe”-u shpreh Bendo

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here