Standard.al

“Rama po më pushkaton mua. Enver Hoxha pushkatoi xhaxhanë”. Banorët rrethojnë Bashkinë në…

0

Protestës së banorëve iu është bashkuar sot dhe ish-deputeti demokrat Tritan Shehu, i cili tha se ky është një akt kriminal i qeverisë Rama.

Kur kanë kaluar 6 ditë nga nisja e protestës së tyre, banorët e Këlcyrës kanë dalë sot përpara Bashkisë dhe rrugëve të qytetit.

Ata vazhdojnë të kërkojnë që të njihen me projektin për ndërtimin e pedonales, dhe kërkojnë anullimin e tij pasi nuk janë aspak dakord me dëmshpërblimin që u është dhënë nga ana e Bashkisë.

Janë rreth 30 objekte që prishen nga ndërtimi i pedonales në këtë qytet, një pjesë e tyre shërbejnë dhe si biznese, dhe janë disakatëshe.

Një prej banorëve që preket nga projekti u shpreh: Enver Hoxha më pushkatoi xhaxhanë, Edi Rama po më pushkaton mua.

‘’Ne po kërkojmë vetëm djersën tonë, nuk mund të na nxjerrë Klemend Ndoni që ka ardhur nga Mashova”, shprehet një tjetër prej qytetarëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.