Pyetja që ‘vret’ drejtuar Bashës: Keni mbështetjen e Moskës? Rama… naftën e Shqipërisë jua ka dhënë rusëve!

0
78

“Edi Rama është ai që pret oligarkët rusë në zyrë, i ka pritur prapë Gunvorin, naftën e Shqipërisë jua ka dhënë sot rusëve. Putini, investim më të mirë se tek Edi Rama nuk ka. Naftën e merr me Gunvorin, sistemin demokratik e ka shkatërruar, me një stil të ngjashëm, dhe agjendën rajonale për ndarjen e Kosovës, Vuçiç e Rama e bëjnë fare mirë, kështuqë nuk ka fare nevojë të investohet në asnjë factor tjetër politik. Dhe padyshim, nuk ka nevojë të investohet tek Lulzim Basha, i cili njihet botrisht për pikëpamjet e tij evropiane dhe atlantiste”, u shpreh kreu i demokratëve.

Intervista e kryetarit të PD-së në “Zonë e Lirë” nuk mund të mos kishte brenda saj edhe akuzat e qeverisë dhe mediave pranë saj që e lidhin atë rusët.

Sipas Bashës, ai është politikani më evropian për momentin dhe investimin më të mirë Vladimir Putin e ka bërë te kryeministri Edi Rama.

Ai shkoi më tej duke akuzuar kryeministrin se pret në zyrë oligarkë rusë dhe se u ka dhënë atyre naftën e vendit.

“Lulzim Basha, a ndoshta sonte ka ardhur momenti që të deklaroni nga kjo studio se djegien e mandateve dhe fillimin e protestave i bëni sepse keni mbrapa mbështetjen e Moskës?”, u pyet kreu i PD-së nga moderatori i “Zonë e Lirë” Arian Çani.

“Kjo po që është për humor. Kjo pjesë e propagandës të kujton propagandën e Enverit. Se të rinjtë ndoshta s’e mbajnë mend. Në fund fare, kur nuk ecte asgjë tjetër, shpikej armiku i jashtëm që mbështeste kundërshtarin e brendshëm. Dhe në këtë rast, ata që e kanë shpikur këtë, më duket edhe se janë të kohës së Enverit.

Sa i përket Lulzim Bashës, sa më përket mua, unë jam politikani më proevropian, më evropian në radhë të parë, që ka sot Shqipëria. Ndoshta nesër vjen dikush tjetër më evropian se unë, por deri më sot, politikan më evropian se unë nuk ka. Ndërsa Edi Rama është ai që pret oligarkët rusë në zyrë, i ka pritur prapë Gunvorin, naftën e Shqipërisë jua ka dhënë sot rusëve.

Putini, investim më të mirë se tek Edi Rama nuk ka. Naftën e merr me Gunvorin, sistemin demokratik e ka shkatërruar, me një stil të ngjashëm, dhe agjendën rajonale për ndarjen e Kosovës, Vuçiç e Rama e bëjnë fare mirë, kështuqë nuk ka fare nevojë të investohet në asnjë factor tjetër politik. Dhe padyshim, nuk ka nevojë të investohet tek Lulzim Basha, i cili njihet botrisht për pikëpamjet e tij evropiane dhe atlantiste”, u përgjigj kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here