“Greates of all times”, Barcelona bën gati rinovimin për ‘jashtëtokësorin’

0
160

Kontrata e Leo Mesit me gjigantin katalanas skadon në vitin 2021, atëherë kur Leo do të jetë 33 vjeç dhe do të ketë luajtur me ekipin e parë për 16 vite, ku ka fituar çdo gjë që një lojtar mund të ëndërrojë.

“The Goat”, në kuptimin e parë ka kuptimin “dhia”, referuar kafshës me të cilën Leo Mesi ka bërë disa fotografi, por në të vërtetë është bashkimi i fjalëve “greates of all times”, e përkthyer “më i madhi i të gjitha kohërave”. Edhe këtë lojtar e ka Barcelona dhe natyrisht që nuk dëshiron ta lërë të ikë, ndonëse ylli argjentinas kurrë nuk e ka çuar ndërmend të ndërrojë ambient.

Por gjithsesi Barcelona nuk është ende gati të ndahet nga jashtëtokësori i saj. Mesi dhe Barça janë një binom suksesi dhe dita kur ai të varë këpucët në gozhë, do të jetë dhe lajmi më i trishtë për të gjithë tifozët e futbollit. Kështu, drejtuesit katalanas po mendojnë ta shtyjnë këtë ditë. Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, Barcelona do t’i ofrojë rinovimin Leo Mesit minamalisht deri në vitin 2023, ndërsa se çfarë do të ndodhë më pas, mbetet për t’u parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here