Delegacion i SHBA-së, në Prishtinë! Pritet javë e vështirë për Haradinajn…

0
106

‘Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake presioni ndërkombëtar për pezullimin e tarifës po vjen duke u shtuar.’

Njeriu i tretë në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Hale, do vizitojë sot Kosovën dhe do të kërkojë nga liderët kryesorë të vendit pezullimin e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Dy ditë më vonë për këtë çështje do të qëndrojnë në Kosovë dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel. Kjo javë vlerësohet se do të jetë vendimtare për taksën

Tash kur kanë kaluar më shumë se tre muaj prejse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake presioni ndërkombëtar për pezullimin e tarifës po vjen duke u shtuar.

Për të diskutuar pikërisht për këtë çështje gjatë ditës së sotme në Prishtinë do të qëndrojë një delegacion i SHBA-së, i udhëhequr nga diplomati i nivelit të lartë në Departamentin e Shtetit, David Hale.

Delegacioni në fjalë, siç mëson gazeta “Zëri”, pritet të zhvillojë një takim të përbashkët me tre krerët institucionalë të Kosovës, me presidentin Hashim Thaçi, me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here