Çfarë do të ndodhë me ‘tradhëtarët’ e PD? Basha: Partia ka disiplinë… Rudina Hajdari ende…

0
145

“Nuk kam ndërmend të merrem personalisht me asnjërin prej tyre.”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” ka folur dhe për deputetët e Partisë Demokratike që nuk kanë pranuar të dorëzojnë mandatin ashtu siç bënë kolegët e tyre.

I pyetyr nëse do fshinte me gomë të gjithë tradhtarët e PD që pranuan mandatin, Basha tha se partia ka disiplinë.

“Dy gjëra. Partia ka disiplinë. Kur merren vendime kolegjiale, ato vendime duhet të ndiqen. Nuk ka parti evropiane apo amerikane të funksionojë ndryshe. Ndërsa sa u përket personave që kanë pranuar të futen aty, motivimi i tyre nuk është motiv i interesit publik. Ata nuk janë aty për t’i shërbyer demokracisë. Njerëzit e dinë fare mirë se për çfarë motivesh ata janë aty. Nuk kam ndërmend të merrem personalisht me asnjërin prej tyre.”– tha Basha.

Rudina Hajdari nuk ka dhënë ende vendimin e saj përfudnimtar nëse do ta djegë apo jo mandatin e deputetes. Ndërsa Myslim Murrizi doli kundër grupit duke mos e djegur mandatin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here