Standard.al

Dorëhiqen tre ministra në Slloveni! Qeveria erdhi me premtimin se do të luftonte korrupsionin!

0

Leben ishte sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës, në vitin 2018-të, kur kishte firmosur për projektin.

Jure Leben, ministër i Mjedisit në Slloveni, është i treti që dorëhiqet brenda pak javësh për shkak të një skandali që ka përfshirë vendin e vogël ballkanik.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një hekurudhe që i shërben portit të qytetit Koper, me projektin që kap shifrën e 1.2 miliardë eurove. Investigimi i mediave vendase zbuloi se projekti që u shpall fitues ishte dy herë më i shtrenjtë se projekti i renditur pas tij, ndërkohë që arsyet e shpalljes së fituesit nuk ishin bindëse.

Skandali me hekurudhën ka goditur fort imazhin e qeverisë së re të Sllovenisë, e cila erdhi me premtimin se do të luftonte korrupsionin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.