Aktivistja Gjikondi: Cinizmi dhe neveria e Ramës me gratë në Fier, tregoi realitetin shqiptar

0
129

Gruaja shihet si objekt, ku mediokret kanë kapur vende kyçe dhe ato më të zgjuarat janë në shtëpi. Jemi në një krizë identiteti të grave.

Aktivistja Brisida Gjikondi e ftuar në studion e lajmeve në Ora News ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Rama ditën e sotme, me gratë në Fier.

Sipas Gjikondit, sot Rama tregoi konceptin që ka ai për gratë.

Gjikondi: Gruaja shqiptare jeton në një cikël korruptiv në çdo ambient ku ajo ndodhet dhe është për të ardhur keq. Ajo e sotmja në Fier ishte gjëja më e shëmtuar që tregon realitetin shqiptar. Cinizmi dhe neveria që shfaqte kryeministri në fjalët që përzgjidhte për  gratë ishte realiteti shqiptar. Përçmimi që kishte edhe kur i trajtonte ato tregon të gjitha ku ndodhemi.

Ky komercializim që i bëhet 8 marsin është për ti ulur vetëdijen grua. Ajo që kishte bërë Rama, për herë të parë ai ishte i sinqertë. Realisht Rama kështu i trajton gratë në politike, në qeveri dhe në grupin e tij parlamentar. 

Gjikondi tha se preceptimi për figurën e gruas në Shqipëri do të ndryshojë kur të arsimohet.

Sipas saj edukimi është ‘A-ja’, që gratë të njohin të drejtat e tyre, ndërsa ka theksuar se qeveria dhe parlamenti është e mbushur me femra me imazh të këndshëm, por pa integritet.

Gjikondi: Edukimi mund ta bëjë gruan të njohë të drejtat e saj. ‘A-ja’ është arsimimi dhe më pas vjen organizimi. Jo vetëm në familje, por edhe në median e shkruar, elektronike promovohet gruaja si objekt seksi, jo si subjekt. Kjo ndodh edhe në Parlament edhe në qeveri, ka femra me imazh të këndshëm, por pa integritet. Ajo që ndodh në familje është pjesë e atij sistemi maskilist. Gruaja shihet si objekt, ku mediokret kanë kapur vende kyçe dhe ato më të zgjuarat janë në shtëpi. Jemi në një krizë identiteti të grave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here