Real Madrid në krizë! Sherr Perez-Sergio Ramos. “Më paguaj dhe iki që këtu”

0
130

I gjithë stafi ka qenë prezent në këtë debat.

Asgjë nuk është e qetë tek Real Madrid. Të paktën sipas asaj që raporton media spanjolle, që flet për një debat të tërbuar ballë për ballë mes presidentit Florentino Perez e kapitenit Sergio Ramos (që nuk luajtisepse ishte i skualifikuar) në dhomat e zhveshjes së Bernabeu menjëherë pas fërshëllimës së fundit që kopsiti eliminimin e pabesueshëm të blancos në Champions.

Perez, sipas asaj që shkruan AS, i ka pritur lojtarët në kthim në dhomat e zhveshjes, duke i kritikuar për rendiment të ulët që sollën rezultatet e fundit shkatërrimtare (“të turpshme” ishte epiteti i përdorur nga Perez). Fjalë të rënda që nuk i kanë pëlqyer Ramos që, gjithnjë sipas AS, i është përgjigjur flakë për flakë numrit 1 të klubit: “Më paguaj dhe po iki. Unë kam dhënë gjithcka e kam vënë fytyrën për këtë fanellë, për këtë klub e për ty”.

E përditshmja spanjolle tregon që menjëherë pas humbjes, Perez është takuar me drejtuesit duke propozuar shkarkimin e menjëhershëm të Santiago Solari e ardhjen e Jose Mourinho, raportet e të cilit me Ramos, shkruan AS, “janë gati zero”. Megjithatë është prefereuar të kalohet ky moment, pa marrë asnjë vendim, edhe pse cështja mund të kthehet në aktualitet në orët e ardhshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here