QSUT harxhon 90 milion lekë për lulishtet, ndërkohë që pacientët vuajnë për të marrë ilaçe…

0
106

Gjendja e spitaleve në Shqipëri është nga më të këqijat në Europë dhe këtë e vërtetojnë ankesat e shumta të përditshme të qytetarëve.

Në momentin që pacientët vuajnë për të marrë ilaçe, QSUT vendos të shpenzojë rreth 90 milion lekë të vjetra për fasadën.

Më 5 mars QSUT ka hapur dy tendera, njërin për “Shërbimin e mirëmbjatjes së sipërfaqes së gjelbërt”, me vlerë 4.81 milion lekë të reja dhe tjetri për “Shërbimin e pastrimit të ambjenteve të jashtme”, me vlerë 4 milion lekë të reja, shkruan Bold.

Ky shpenzim është i tepruar, pasi nuk është prioritet, duke marrë parasysh kushtet në të cilat ndodhen spitalet tona aktualisht.

Si pasojë e kushteve të këqija dhe cilësisë së dobët të shërbimit, në muajt e fundit janë raportuar edhe përleshjeve mes pacientëve dhe doktorëve.

Ndërkohë oferatat për tenderat, pritet të dorëzohen deri më 15 mars të 2019-ës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here