Standard.al

Një tjetër mesazh/ Greqia i vendos kushte Shqipërisë, asnjë reagim nga Tirana…

0

Presidenti grek ka thënë se nëse Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duan një perspektivë europiane, duhet të respektojnë kuadrot ligjore europiane dhe ligjet ndërkombëtare.

Nga Podgorica, presidenti grek Prokopios Pavlopoulos i ka dërguar një mesazh tjetër Shqipërisë, në lidhje me integrimin europian.

Pavlopoulos ka thënë se mosrespektimi i minoritetit grek dhe pretendimet për çamët, përbëjnë dy pengesa të pakapërcyeshme për Shqipërinë drejt Bashkimit Europian, duke paralajmëruar kështu se Greqia mund të mbajë një pozicion kundër vendit tonë.

‘Greqia nuk e kundërshton perspektivën europiane të Shqipërisë, por sjellje si ato ndaj minoriteti grek përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Një tjetër pengesë lidhet me çdo pretendim të të drejtave të të ashtuquajturëve çamë shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve, siç e ka vërtetuar historia’, ka thënë ai.

Ndërsa këto deklarata janë bërë të shpeshta, nga qeveria e Tiranës e drejtuar nga Edi Rama nuk ka asnjë reagim në lidhje me to.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.