Çoi djalin e mitur të bënte tatuazh, 34 vjeçarja rrezikon burgun…

0
145

Një grua në Ohio u arrestua pasi lejoi djalin e saj 10 vjeçar të bëjë një tatuazh në një artist tatuazhesh i cili nuk kishte licensë dhe ishte vetëm 16 vjeç.

Duke tentuar të vetëmbrohej gruaja shpjegoi se ishte lodhur nga insistimi i vazhdueshëm i fëmijës për të bërë një tatuazh ndaj dhe u detyrua t’i plotësonte dëshirën.

Nëna, 34 vjeçare, u arrestua në fillim të nëntorit në Bellefontaine, Ohio, pas publikimit të një video që tregon djalin e saj teksa bënte tatuazhin, deh kjo video u bë virale në rrjetet sociale.

Gruaja nuk shfaqet në video pasi është ajo që bën filimimin, por ka pranuar në polici se insistimet e djalit për të bërë tatuazh emrin e tij kanë qenë të padurueshme për të.

Gruaja rrezikon të kryejë 6 muaj burg për këtë veprim dhe njëkohësisht është mbyllur aktiviteti i 16 vjeçarit i cili punonte në kushte të këqija higjiene e sigurie

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here