Standard.al

SKANDALI/ Qeveria dëbon nga Shqipëria gazetaren kritike angleze!

0

Autoritetet shqiptare kanë refuzuar shtyrjen e lejes së qëndrimit për gazetares angleze, Alice Taylor, e cila ka qënë tejet aktive me qëndrimet e saj të ashpra për situatën politike shqiptare në preononcimin për televizionin rus “Russia Today”.

Autoritetet tona kanë përzënë gazetaren angleze Alice Taylor, e cili njihet për qëndrimet e saj kritike ndaj qeverisë shqiptare. Ajo shprehet se është shtatzënë në muajin e 6-të të shtatzanisë, dhe pret një fëmijë shqiptar.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë gazetarja me anë të një postimi në rrjetet sociale ndërsa shkruan se është kërkuar largimi i saj, ndonëse është në muajin e 6 të shtatëzanisë me fëmijën e të fejuarit të tij shqiptar.

“Qeveria shqiptare, pasi më ka sulmuar mua dhe partnerin tim për shkak të punës sime si gazetar dhe kritikat e mia ndaj tyre, tani kanë anuluar rinovimin e lejes sime të qëndrimit.

Kështu që tani jam këtu në mënyrë të paligjshme dhe kërkohet të largohem, pavarësisht se kam një certifikatë mjekësore duke thënë se nuk mund të udhëtoj për shkak të komplikimeve që dalin nga të qenit gati 6 muaj shtatzënë. Me një fëmijë shqiptarë”, – shkruan Taylor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.