Salianji nxjerr nga studio Lefter Maliqin, ja çfarë ndodhi…

0
118

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar në një studio televizive bashkë me deputetin më të ri që ka marrë mandatin e PD-së, Lefter Maliqin, me të cilin nuk ka pranuar që të qëndrojë në një tryezë.

Reagimi dhe vendosmëria e Salianjit, për të mos qëndruar në një tryezë me Maliqin, ka bërë që ky i fundit të largohet nga studio e “ABC News”.

Pas largimit nga studio, Maliqi i është bashkuar tryezës në një formë tjetër, duke realizuar një lidhje direkte nga zyra e tij nga ku ka hedhur akuza të ashpra ndaj opozitës dhe vendimit të saj për të djegur mandatet si dhe për arsyen që ka çuar në një vendim të tillë.

“Unë mezi po pres, dhe nuk jam mësuar të pres, por jam mësuar me përballje në studio, dhe nuk e di përse nuk pranuan ata që të rrija në studio. Habitem kush flet për moral. Ky sistem është i kalbur që në 1990. Dua t’u bëj një pyetje atyre në studio, po partitë e tyre kanë blerë, kanë vjedhur vota? A kanë kërcënuar këta PS-së për vota? Unë jam me demokratët e ndershëm, jam kundër drejtimit dhe lidershipit të PD-së. U lodhem tre muaj në çadër, dhe u bë një pazar i pistë. Pasi njohën rezultatin, u kujtuan tani, pasi doli kjo dosje. Dosje të tilla ka edhe tek PD edhe tek LSI. Mandati im është moral, unë nuk jam i pacipë dhe pa moral”, u shpreh ndër të tjera deputeti i ri Lefter Maliqi.

Ndërkohë, Ervin Salianji i është kundërpërgjigjur duke thënë se, Maliqi nuk është pjesë as e opozitës fasadë, por maxhorancë plus, që po krijohet siç e di Rama

“Mund ta ftoni në studio, por pa diskutim, jo vetëm që nuk legjitimohet për të ndenjur në studio, por të njëjtin fat do ta ketë kudo, duke ndenjur fshehur. Një deputet që le mandatin për t’u bashkuar opozitës, është akt për tu vlerësuar, por ai nuk është pjesë as e opozitë fasadë, por maxhorancë plus, që po krijohet siç e di Rama”, u shpreh Salianji pas fjalës së Maliqit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here