Numërimi i votave. Shqiptarët bëjnë histori, triumfojnë në Tuz!

0
112

Partitë shqiptare Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike, të bashkuar në koalicionin “Malësia na bashkon”, dolën fitues në zgjedhjet.

Shqiptari Nik Gjeloshaj do të jetë kryetari i parë i Komunës së Tuzit në Malin e Zi, duke hyrë kështu në histori.

 

Kryesuesi i koalicionit shqiptar, Nik Gjeloshaj, kandidoi përballë Mirza Pepiç të partisë së Milo Gjukanoviçit, njëherësh presidenti i Malit të Zi. Nik Gjeloshaj është kryetar i partisë “Alternativa Shqiptare”.

Sipas Shtabit të Koalicionit Shqiptar, Forumi Shqiptar ka fituar 16 mandate, 12 mandate i ka fituar partia në pushtet PDS, ndërsa Demokratët e Malit të Zi vetëm një mandat. Por edhe fituesi i mandatit nga Demokratët është gjithashtu shqiptar.

Vetë kandidati fitues, Nik Gjeloshaj, doli para shqiptarëve që festonin duke pranuar fitoren.

“U them krejt shqiptarisë se në Malësi fitojnë shqiptarët”, u shpreh ai, duke shtuar se, “këtu flitet shqip. Urime fitoren”.

Komuna e Tuzit u krijua pas shkëputjes nga Komuna e Podgoricës. Më 1 shtator 2018, Tuzi u shpall komunë e territorit të Malit të Zi, e drejtë e shqiptarëve që kërkohet prej 30 vitesh.

Tuzi ndodhet në veriperëndim të Liqenit të Shkodrës, 10 km nga Podgorica, dhe 130 km nga Tirana. Komuna urbane e Tuzit përfshin rreth 39 fshatra dhe qytetin e Tuzit. Shqiptarët e Malësisë e konsiderojnë Tuzin si një qendër të rëndësishme kulturore dhe tradicionale për njerëzit e tyre. Edhe pse Tuzi është historikisht një qytet me shumicë shqiptare, atje ka edhe disa grupe të vogla etnike, si boshnjakë (myslimanë) dhe malazezë që janë vendosur atje më vonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here