Ndahet nga jeta njeriu që i ‘tregoi’ botës luftën e Kosovës! Foto epike…

0
127

Yannis Behrakis ishte njëriu i cili i tregoi mbarë botës luftën e Kosovës përmes shkrepjeve të cilat janë përjetësuar tashmë në histori. Një nga shkrepjet më emocionale dhe më të famshme të tij ishte ajo e Mustafa Xhajës nga Mitrovica, i cili shihej së bashku me fotografitë e dy fëmijeve të tij të vrarë nga forcat ushtarake serbe më 1999.

Ndahet nga jeta shefi i fotografëve të REUTERS, njeriu që i tregoi mbarë botës luftën e Kosovës

Mësohet se është ndare nga jeta shefi i fotografëve të agjencisë prestigjoze të lajmeve Reuters, Yannis Behrakis.

Reporteri ndërroi jetë në moshën 58 vjeçare. Ai ishte fitues i shumë çmimeve prestigjoze në gazetari. Në vitin 2016 ai fitoi çmimin Pulitzer për mbulimin e krizës së refugjatëve.

53483031_1287357048069425_1917770032297803776_o.jpg

Redaktorja e përgjithshme e lajmeve në Reuters, Dina Kyriakidou Contini tha se “fotografitë e tij janë portrete, vepra arti, por ishte ndjeshmëria ajo që e bëri atë një fotoreporter të madh”.

52979992_1287357354736061_8804325134484635648_o.jpg

Motoja e Yannis Behrakis ishte: “Një fotografi mund të ndryshojë botën dhe ta bëjë më të drejtë”.

_105870596_052705412.jpg

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here