‘Gaztori i vogël i bashkisë’. Qori-Veliajt: Zapton oborrin…Drejton një palo bashki..

0
111

Zgjedhjet lokale janë afër. Gaztori i vogël i bashkisë do të vijë të presë shiritin përpara kamerave të kontrolluara. Sidoqoftë, banorët e pallatit 62 do të jenë aty për t’i kërkuar llogari dhe demaskuar palo kandidatin e një palo partie që drejton një palo bashki, shkruan pedagogu Arlind Qori.

Pedagogu, Arlind Qori, ka denoncuar zaptimin e pronës publike, duke e shndërruar në një treg makinash.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Qori ndërsa tregon se oborri i pallatit 62, ku ai ka kaluar fëmijërinë është zaptuar nga një tregtar makinash, që sipas tij, më herët kishte zënë hapësirën mes pallateve për të tregtuar makinat e tij, por që tashmë ajo hapësirë po restaurohet nga bashkia, e kësisoj, tregtari ka gjetur si ‘shpëtim’ oborrin e pallatit.

 

Postimi i plotë:

Ky është oborri i pallatit 62 në rrugën Pjetër Budi të Tiranës, rreth 100 metra pas Ambasadës së SHBA. Pallati dhe oborri i tij janë ndërtuar në vitin 1985, ka 45 apartamente të ndara në tre shkallë. Në këtë pallat kam kaluar fëmijërinë dhe pjesën më të madhe të jetës sime të rritur. Në oborrin që tani nuk ekziston më kam luajtur sa më kanë rënë këmbët e duart.

Prej javësh ky oborr jo vetëm që është rrënuar në atë pak shtrim që kishte, por edhe është zaptuar prej njërit që ka vendosur që brenda tij të zhvendosë tregun e tij të vogël të makinave. Shpëtimi – kështu quhet komshiu zaptues – deri dje kishte zënë hapësirën midis pallateve për treg makinash. Po bashkia ka vendosur ta rregullojë hapësirën midis pallateve. Mirëpo jo duke e përzënë tregun e paligjshëm të makinave, por thjesht duke e zhvendosur atë brenda oborrit tonë të përbashkët. Siç vihet re, përbindëshi prej hekuri dhe makinat e parkuara si në xhungël e kanë zhdukur pothuajse fare oborrin, ku jo vetëm që nuk mund të luajnë më fëmijët, por është bërë e vështirë edhe të kalosh.

Banorët e pallatit kanë trokitur disa herë në dyert e bashkisë, të policisë bashkiake, madje edhe të policisë së shtetit, duke kërkuar lirimin e oborrit dhe rregullimin e tij. Të gjitha zyrat i kanë përcjellë me përçmim. Si ka mundësi që një njeri i vetëm në shkelje të ligjit të jetë më i fortë se të gjithë banorët e tjerë? Ndoshta ngaqë sa herë ka zgjedhje është komisioner i PS, se darovit ndonjë lek apo thjesht sepse zyrtarëve të shtetit nuk u bëhet vonë për asgjë?

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here