“Knuti vjen na jep mend”. Ja plas Mirela Bogdani: Mortjeee, të gjithë shqipove me diploma elitare… Çaj për dimër bëjini…

0
232

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bogdani shprehet se është për turp që të vijë Fleckenstein me dy klasë shkollë e të japë leksione si mentor Oxfordi.

Anëtarja e djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Mirela Bogdani, ka reaguar lidhur me deklaratat e eurokomisionerit Knut Fleckenstein, kundër bojkotit dhe djegies së mandateve.

“Mortjeee, të gjithë shqipove me diploma elitare… Çaj për dimër bëjini… Knuti me dy klasë shkollë vjen e na jep leksione si mentor Oxfordi… Bashkë me shokët e vet, ca lindorë që s’i njef njeri as në vendet e veta, e presim që ne ti shofim si Mesia. Pasi kanë fluturu në first class drejt vendit më të uritur të Europës, ngrënë në restorantet me luks dhe flejt në hotelet më chick, nga ku japin dhe ato konferencat e turpshme për shtyp, duke ja ulur seriozisht besueshmërinë institucionit që i ka sjellë dhe vetë termit “ndërkombëtarët”, aq kredibël ndër shqiptarët gjatë viteve të tranzicionit tonë patologjik!”, – shkruan Bogdani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here