Standard.al

Shikoni se si do të funksionojë jeta juaj. Horoskopi i muajit Mars!!! Dashuri, shëndet, biznes…

0

Shikoni se si do të funksionoj jeta juaj në dashuri dhe biznes, a do t’ju shërbejë shëndeti mirë, dhe se si yjet e  vlerësojnë cilësinë e jetës për shenjën tuaj të horoskopit në muajin mars.

DASHI

Puna: Për shumicën e Deshëve, veçanërisht për ata të lindur mes 20 dhe 31 mars, kjo do të jetë periudhë e çuditshme. Nëse dëshironi të filloni ndonjë projekt të ri të biznesit, koha ideale do të ishte menjëherë pas ditëlindjes. Marsi do të jetë ekskluzivisht interesant dhe me plot ndodhi. Nëse jeni të lindur mes 20 dhe 25 mars përpiquni t’i kryeni punët pa nervozë, të qetë dhe pa nxitim. Përpiquni këtë muaj të organizoheni mirë, sepse çdo moment i pushimit që do ta shfrytëzoni do të jetë shumë i rëndësishëm dhe gjithashtu të lexoni ndonjë libër të mirë apo shikoni filma. Teprimi me punë nuk ju shpie askund.

Dashuria: Nëse jeni në lidhje kushtoni pak më shumë kujdes partnerit sepse më shumë se zakonisht da ta ndryshojë disponimin dhe do të bëhet më i ndjeshëm. Ndonjëherë këto turbulenca janë për shkak të problemeve personale, kurse ndonjëherë thjeshtë për shkak të ndikimit të forcave më të mëdha – energjia kosmike. Sidoqoftë, mos e humbni qetësinë dhe bëhuni i butë me partnerin përderisa kalon nëpër periudhën e vështirë, e tëra me qëllim që të mos krijoni ashpërsim në lidhje. Keni më tepër durim me familjen.

Shëndeti: Gjatë tërë muajit do të keni shëndet të mirë. Kushtoni pak më tepër rëndësi shputave tuaja.

DEMI

Puna: Marsi Demave ju sjell më tepër kënaqësi dhe normalizim të marrëdhënieve me rrethin. Ngadalë por të sigurt po e shmangni periudhën stresive, edhe pse këtë muaj kohë pas kohe do të paraqiten episode të shkurta stresive. Do të keni mjaft energji për realizimin e planeve tuaja. Do të ju ndihmojnë edhe rrethanat e volitshme. Bëni kujdes në konkurencën sepse në këtë periudhë do të jetë shumë e madhe. Pikërisht nga kjo do të keni tension. Që ta shmangni ngarrkesën e tepërt, merruni me prioritetet tuaja dhe përzgjedhni fokus. Bëni kujdes kujt po i dhuroni besimin tuaj. Dikush po aktron si mik, kurse në fakt po ju’a punon pas shpine.

Dashuria: Nga mesi i muajit jeta sociale do të fillojë të stabilizohet në mënyrë drastike. Do ta kompenzoni të humburën dhe ktheheni në lojë. Nëse keni mjaftueshëm besim në vete, do të jeni të aftë të bëni gjithçka që dëshironi. Do të jeni tërheqës për të tjerët. Demët e lirë mund të shpresojnë ditë të mira mes 12 dhe 20 marsit. Sa i përket familjes, është e mundur të zbulohen ca sekrete të fshehura gjatë dhe të dalin në shesh disa detaje të cilët nuk i keni ditur.

Shëndeti: Shfrytëzoni çdo moment të lirë që “t’i karikoni bateritë tuaja”. Do të keni mjaft energji, por burimi i saj nuk është i pashterrshëm.


 

BINJAKËT

Puna: Për Binjakët e punësuar këtë muaj gjërat do të ecin me tempo të përshpejtuar. Nuk do të keni mjaft kohë të lirë. Megjithatë, përpjekjet tuaja nuk do të jenë të kota. Me pak vullnet të mirë do të arrini të kryeni shumë punë. Shfrytëzoni rrethanat që ta forconi rrugën për veprimet e ardhshme. Paralelisht me rrëmujën në punë, në mars yjet do të ju sjellin edhe dozë të caktuar të qëndrueshmërisë dhe nevojën që të shmangeni nga puna. Kurseni forcat në periudhën mes 7 dhe 10 mars. Edhe pse në moment ju duket se jeni kthyer në formë dhe do të mendoni se e keni arritur qëllimin, mbani mend se vetëm po ju duket ashtu.

Dashuria: Ju sikur jeni një kohë të gjatë në testim të qëndrueshmërisë, kur bëhet fjalë për dashurinë. Punët kurrsesi të qetësohen. Nëse keni probleme me lidhjen, këtë muaj ato mund të ju shpien në situata dramatike, madje dhe deri në ndarje. Nëse jeni në lidhje të qëndrueshme, ndikimi i planetëve nuk do të mund ta prishë atë që keni, por do të paraqitet ‘krimbi’ i dyshimit. Përpiquni të mos e anashkaloni familjen dhe miqtë.

Shëndeti: Kujdes, janë të mundëshme situata të rrezikshme sepse kjo është periudhë që mund ta shmangni ndonjë aksident ‘për një fije floku’. Ndonjë ndodhi apo ëndërr që parashikon pakënaqësi mund të ju shpie në rishqyrtimin e jetës suaj dhe vendosjen e zakoneve të reja, më të shëndetshme. Mos u bëni dembel dhe të mbyllni sytë për gjithçka që po ndodhë rreth jush sepse këtë muaj kërkohet të jeni zgjuar. Shmangni ushqimet e bollshme dhe shetitni më shumë.

GAFORRJA 

Puna: Ky është muaji ku duhet ta ndryshoni taktikën e biznesit, kurse kjo do të ishte në kundërshtim me planet tuaja afatgjate. Nëse arrini të përshtateni dhe reagoni me kohë, këto ndryshime mund të janë të dobishme. Edhe në planin financiarë ju presin sfida. Do të jeni të dyshimtë sepse çdo problem duket më keq kur paraqitet, se sa kur ikën. Këtë do ta përballoni me një organizim pak më të mirë. Paraprakisht planifikoni harxhimet dhe mos harxhoni para për diçka që nuk keni nevojë. Përpiquni ti zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet me kolegët dhe eprorët sepse pikërisht personi me të cilin vështirë bashkëpunoni do të ju nevojitet për arritjen e qëllimeve tuaja. Gaforret studentë gjithashtu i ndjekin ndryshime planesh.

Dashuria: Bëhuni i durueshëm me personin më në moshë në familje apo me prindin sepse këtë muaj mund të krijohen mosmarrëveshje në planin familjarë. Do ta keni rastin ti përmirësoni marrëdhëniet tuaja me ata me të cilët nuk jeni pajtuar më së miri në periudhën e fundit. Ju pret punë dhe angazhim për rivendosjen e harmonisë familjare. Mund të jeni të acaruar dhe të reagoni shumë ashpër për ngjarjet. Mos u trembni nëse në mars keni makthe më të shpeshta. Identiteti juaj i përgjithshëm do të luhatet me ndryshimet me të cilët duhet të adaptoheni dhe ta gjeni veten përsëri. Ajo të cilën po e kërkoni nga jeta do të vie në kundërshtim me atë që shpresojnë të tjerët nga ju, por kjo nuk është hera e parë.

Shëndeti: Pushoni dhe meditoni më shumë. Në vend të daljeve të lodhshme, shikoni ndonjë film apo lexoni ndonjë libër. Kjo dë të jetë e mirë për sistemin tuaj nervorë i cili në këtë periudhë do të jetë veçanërisht i ndjeshëm.


LUANI

Puna: Edhe pse ky muaj duhet të kalojë qetë, përveç tempos së lehtë, do të përballeni me disa sfida financiare, por edhe me probleme në fushën e komunikimit. Është e mundur ndonjë prishje aparatesh në shtëpi apo makinës, ashtuqë pa planifikuar të bëni harxhime dhe të shtyni planet në lidhje me biznesin dhe zhvillimin personal. Vendosmëria juaj prej natyre do t’ju japë forcë për të rregulluar situatën dhe këto shqetësime të përkohshme t’i mbani larg jush. Do të keni vështirësi gjatë shprehjes së mendimit tuaj, ti shpjegoni të tjerëve se çka në fakt po flisni. Edhe Ju vështirë do ti kuptoni të tjerët.

Dashuria: Ky muaj në planin personal do të ju sjellë ndryshim në pamje apo mënyrën e të veshurit. Pak do të eksperimentoni me stilet dhe format derisa të gjeni diçka që i përgjigjet sensibilitetit tuaj gjë që do të paraqesë hap para nga ajo që keni qenë më herët. Marsi gjithashtu ju sjell edhe tension të brëndshëm, duhet të bëni përzgjedhje mes dy gjërave të cilat ju pëlqejnë njësoj. Vendimi që do të merrni do ti testojë bindjet e juaja të thella dhe pikëpamjet personale. Mos lejoni që të tjerët të ju imponojnë mendime për atë se çka duhet bërë, vendosni vetë duke marrë parasysh se çka është objektivisht më e mirë për ju.

Shëndeti: Nuk është keq të bëni një kontroll sistematik. Edhe pse shumica e problemeve tuaja janë të natyrës psiqike, është e mundur që edhe në planin fizik të keni probleme. Vizita te psikoanalisti mund të ju ndihmojë.


VIRGJËRESHA

Puna: Financiarisht do të jeni në ngritje deri në mesin e muajit. Kjo do të ishte periudhë e volitshme për blerje, të cilën e planifikonit gjatë kohë, por e shtynit. Paratë do të ju vijnë nga një burim i pazakonshëm. Ndoshta do të jetë dhuratë, trashëgimi apo fitim nga disa investime të mëhershme. Sidoqoftë, nga burimi i cili nuk është direkt në lidhje me biznesin me të cilin merreni. Bëni kujdes sepse kjo rrjedhë është e përkohëshme dhe mos u mësoni me të. Marsi ju sjell ndryshime në fushën e strategjisë biznesore për të cilën iniciatorë mund të janë disa harxhime të paparashikuara. Akoma jeni në periudhën e suksesit biznesorë, por duhet të bëni disa ndryshime në punë dhe mënyrën e të menduarit dhe planifikimit që të lejoni që ky sukses të ndodhë

Dashuria: Këtë muaj familjen nuk e keni në qendër të vëmendjes. Janë të mundshme turbulenca të përkohëshme në marrëdhënie me familjen, por gjithçka do të ecë sipas rrjedhës së zakonshme dhe nuk do ta pengojë ritmin tuaj të zakonshëm. Mund të vijë deri te rishqyrtimi i planit të biznesit dhe atij privat, ashtuqë do të bëni mjaft kompromise që ta mbani harmoninë. Do të kundërshtoni, duke menduar se pala tjetër duhet të angazhohet pak më shumë. Mos i leni problemet gjatë kohë të pazgjidhura. Asgjë nuk zgjidhet vetëvetiu.

Shëndeti: Kujdes, në këtë periudhë do të keni shëndet të ndjeshëm. Është e mundshme mungesa e energjisë të bëjë presion shtesë mbi Ju. Pushoni më shumë dhe mos kërceni për çdo imtësirë, nuk janë të gjitha obligimet njejtë të vlefshme dhe nuk kërkojnë veprim të menjëhershëm. Lejoni vetes pak pushim.

PESHORJA

Puna: Shfrytëzoni fillimin e muajit që ti pastroni moskuptimet eventuale, njerëzit në qarqet tuaja do të janë veçanërisht tërheqës dhe të hapur ti pranojnë dhe kuptojnë argumentet tuaja. Shpresoni ndryshme në rrethin e punës. Ato sigurisht do të sjellin pak ndryshime edhe në rregullat tuaja të punës dhe marrëdhëniet me kolegët. Bëhuni veçanërisht të kujdesshëm ndaj tyre, por mos lejoni që në mënyrë passive ta pranoni vullnetin e tyre. Kjo është koha e ndryshimeve dhe është shumë e rëndësishme që nëpër këtë periudhë të veproni me maturi dhe aktivitet. Një rast i mirë i biznesit ju pret kah fundi i muajit. Pranojeni vetëm nëse jeni plotësisht të sigurt se mund ti respektoni afatet e përcaktuara. Mos lejoni që optimizmi dhe fitimi potencial financiarë të ju shpie në diçka që nuk jeni të aftë ta kryeni.

Dashuria: Nëse jeni në lidhje përpiquni së paku një fundjavë ti përkushtoheni plotësisht partnerit. Shkoni diku jashtë qytetit. Udhëtimi më i shkurtë do të ju afrojë edhe më shumë. Koha ideale për këtë është java e parë e marsit. Janë të mundshme mosmarrëveshje dhe kundërshtime me familjarët, por këtë lehtë mund ta shmangni dhe tejkaloni nëse ndani më shumë kohë të kënaqeni me partnerin. Nëse e keni dikë me të cilin nuk jeni të sigurt se jeni njëri për tjetrin, në këtë periudhë mund të zgjidhet dilemma. Si do që do ta definoni marrëdhënien tuaj, ajo do të ju krijojë ndjenja lirie dhe lumturi në jetë. Megjithatë mos i anashkaloni miqtë që kujdesen për Ju.

Shëndeti: Kjo është koha e duhur ta kontrolloni stilin tuaj të jetës. Tashmë kohë të gjatë praktikoni mënyrë të jetesës e cila nuk po ndikon mirë te Ju. Përpiquni të gjeni motivim për rregulla të shëndetshme.


AKREPI 

Puna: Këtë muaj karierën nuk do ta keni në vend të parë. Po e kahëzoni vëmendjen tuaj më tepër drejtë qëllimeve sociale se sa atyre biznesore. Ndryshimet rreth biznesit dhe në organizim ju lodhën tepër dhe tani është koha pak të liroheni nga stresi. Ridefinoni qëllimet dhe planet tuaja. Po vëreni se situata po ju del nga kontrolli sa herë që po angazhoheni tepër, ashtuqë kësaj here lejoni pak të tjerët të udhëheqin. Mund të realizoni fitim me ndihmën e dikujt i cili më së paku dukej se është në anën tuaj. Vëmendje të posaçme kushtoni kolegëve dhe dëgjoni me vëmendje se çka po ndodhë. Këtë muaj do të ju shtohen pagesat me një harxhim të papritur për shkak të vlerësimit tuaj të gabuar.

Dashuria: Sa i përket jetës familjare, këtë muaj do të keni teatër të vërtetë në shtëpi. Do të ketë dramë, bërtitje, por edhe rrjedha të papritura të emocioneve. Bëhuni të durueshëm, qëndroni këtu për më të afërmit. Kjo është vërtetë koha kur i zgjidhni gjërat në ekip. Për Akrepat e martuar lulëzon dashuria. Akrepat e martuar do të përjetojnë një muaj mjalti të dytë. Jeni të lumtur dhe falë valës së emocioneve pak të distancuar nga realiteti. Akrepat e vetmuar nuk do të janë të vetmuar, do të gjejnë partner potencial në vende më stereotipe si, klube, kafene, gara, mbrëmje festive dhe çfarëdo mbledhje shoqërore, kurse pas 20 marsit rastet e dashurisë vijnë nga rrethanat e biznesit.

Dashuria: Kujdes në komunikacion. Këtë muaj nuk e keni koncentrimin e mirë. Kushtoni kujdes të veçantë përdorimit të aparateve dhe makinave, madje edhe në shtëpi. Mos rregulloni asgjë vetë, thirreni mjeshtrin.


SHIGJETARI

Puna: Me pak fat, i cili nuk ka arësye të mungojë, javën e parë të muajit do të jeni i shënjestruar nga disa njerëz të rëndësishëm. Ruani të gjitha kontaktet, mbani lidhjet tuaja në botën e biznesit dhe theksoni kreativitetin dhe punën ekipore në projekte. Janë të mundshme udhëtime biznesore të cilët do të ju shpien në shoqëri të personave të njohur Ju nevojiten tjerë njerëz sepse në muajin mars nuk do të jeni në kulmin e pavarësisë suaj dhe vetëbesimit. Do të keni “hundë për para”, ndjekni instiktet tuaja, por jo shumë verbërishtMegjithatë mos e teproni me harxhimet dhe mos lejoni që jeta që keni kaluar këtë muaj të kalojë në shprehi. Nuk do të ju mungojë kreativiteti, as koha e lirë, ashtuqë më në fund mund ti përkushtoheni projektit artistik apo hobi-t që gjatë kohë ju pret.

Dashuria: Rastet e dashurisë po ju rriten që nga fillimi i muajit, por në fund fati mund të ju lë. Për këtë kushtoni vëmendje gjysmës së muajit mars, do të janë shanset e mëdha të njihni dikë të veçantë. Yjet ju favorizojnë, shfrytëzojeni këtë. Sa i përket Shigjetarëve të nxënë, shtëpia juaj do të jetë destinacioni më romantik për pushim. Pas 20 marsit jeta e dashurisë fillon të komplikohet.

Shëndeti: Gjysma e dytë e muajit ju sjell përmirësim të dukshëm të shëndetit edhe pse edhe në gjysmën tjetër nuk do të ndjeheni keq. Vetëm pushoni mjaftueshëm dhe mbani nivelin e energjisë. Mos kërkoni kuptim mistik në ëndërrat e këqija të mundëshme në këtë periudhë. Ato vetëm i nxisin shqetësimet e përditshme dhe frikën. Vizita e psikologut mund të ndikojë pozitivisht.

BRICJAPI

Puna: Nëse duhet të ndryshoni diçka në jetë, tani është koha e duhur të filloni me ndryshimet. Është mjaft e rëndësishme të filloni para 22 marsit sepse pastaj vjen periudha me më pak vetëbesim dhe energji. Nëse filloni gjithçka në kohë, do të arrini të mos bëheni shumë dembel në këtë periudhë. Në të kundërtën do të ju nevojitet ndihma e tjerëve që ti realizoni qëllimet tuaja, por atëherë punët nuk do të dalin ashtu siç i keni paramenduar dhe dëshiruar.

Dashuria: Në fushën e dashurisë keni dy kontradita. Nga njëra anë do të keni më shumë vetëbesim dhe depërtim në marrëdhëniet shoqërore, kështu që do ti shtoni shanset të njihni person interesant. Por, nga mesi i muajit do të keni stres, madje edhe në fushën e dashurisë do të keni drama dhe sfida. Besimi do të testohet. Veçanërisht kushtoni vëmendje rreth 18 dhe 19 marsit, këto janë ditët më të rëndësishme kur bëhet fjalë për dashurinë. Kaloni më shumë kohë me familjen.

Shëndeti: Kushtoni vëmendje shëndetit tuaj emocional dhe fizik. Ruajeni fuqinë dhe pushoni më shumë sepse mungesa e energjisë mund të shkaktojë shumë probleme. Shmangni ndryshimet radikale të regjimit të të ushqyerit, dietë të ashpër dhe të ngjashme, nga mesi i muajit. Në të ardhmen mendoni para se të vendosni për diçka, në vend që të provoni gjithçka që shihni.


UJORI

Puna: Fillimi i muajit ju sjell disponim të mirë dhe ngjarje dhe lajme mjaft të këndshme, madje nuk ju duhet avancim për tu ndjerë bukur. Megjithatë, nuk duhet ta refuzoni, kuptohet. Aq mirë po ju shkon në punë që lehtë po i impresiononi të gjithë rreth jush edhe pse ndoshta nuk po e vëreni këtë për shkak të përkushtimit në projekte. Përderisa ju punoni me zell, eprori juaj po e vërenë punën tuaj, ndoshta papritmas do të ju propozojë avancim, nuk i dihet. Instikti juaj që ta vëzhgoni punën nga çdo kënd para se të jepni përgjigjen përfundimtare mund të ju shpaguhet shumë rreth 10 marsit.

Dashuria: Vetëbesimin që po e arrini në planin e biznesit po shtrihet edhe në jetën tuaj personale. Kjo është normale dhe e pritshme. Nuk ka asgjë më të mirë se romanca fantastike nga energjia e mirë me të cilën do të furnizoheni që nga fillimi i muajit. Është koha e vërtetë ta përdorni këtë energji, më së miri do të ishte rreth 8 dhe 9 mars. Do të keni mjaft raste, por nëse përzgjedhni me kujdes duke e ndjekur zemrën tuaj, mund ta njihni personin i cili do ta pasurojë jetën tuaj. Bëhuni të hapur dhe të vendosur. Rreth 13 dhe 14 mars ndoshta gjërat nuk do të ecin lehtë, por problemet janë këtu vetëm për të na nxitë të realizojmë atë që dëshirojmë.

Shëndeti: Energji do të keni me tepricë. Pa probleme të mëdha shëndetsore.


PESHQIT

Puna: Po ju ecën lehtë me njerëzit këtë muaj, veçanërisht kontaktet me njerëz që po përshtaten si në fushën e biznesit poashtu edhe në fushën e dashurisë. Sigurisht shumë njerëzve do ti kryeni shërbim duke i bashkuar me personin e vërtetë në kohën e duhur. Nga puna vetëm rreth mesit të muajit do të ju ndajë romanca e dashurisë. Kushtoni vëmendje ndonjë kolege të pasinqertë, bashkëpunëtori apo partneri të biznesit, në dekadën e fundit të muajit. Ai mund të jetë ndonjë partner potencial i biznesit, dikush që ndoshta dëshironi ta punësoni apo te i cili keni dëshiruar të punësoheni. Gjithashtu mendoni dy herë për ofertën e tillë biznesore e cila mund të ju angazhojë së tepërmi.

Dashuria: Shkathtësitë shoqërore që këtë muaj i keni në piedestal, po ju ndihmojnë edhe në planin e dashurisë. Po shkëlqeni me energji pozitive dhe po i jepni botës porosi se mundeni mirë të kujdeseni për veten dhe të tjerët dhe se pritni nga partneri që edhe ai njejtë të mund të kujdeset për veten, por edhe për Ju. Për këtë po tërhiqni personalitete stabile dhe serioz gjë që është ndryshim i vërtetë dhe freskim.

Shëndeti: Kushtoni vëmendje të të ushqyerit, veçanërisht rreth mesit të muajit. Bëni më shumë përpjekje për furnizimin me ushqim të shëndetshëm dhe përgatitjen e vakteve të larmishme. Nëse i keni ndërprerë stërvitjet, filloni ngadalë të ktheheni në formë. Besoni se organizmi do të ndjejë kënaqësi. Përpiquni të krijoni balancë mes të menduarit dhe trupit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.