Ardi Veliu drejt shkarkimit… zëvendësohet me ish-gjeneralin që u akuzua për ‘Gërdecin’

0
93

Vendimi është marrë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjithashtu ish-gjeneral, dhe pritet të bëhet publik së shpejti.

Ardi Veliu pritet të largohet së shpejti nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Burime për Politiko.al konfirmojnë se Veliu do të zëvendësohet në krye të uniformave blu nga ish-gjenerali Shpëtim Spahiu.

Shpëtim Spahiu ka patur një karrierë të gjatë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Ai ka qenë komandant i komandës së Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë dhe ka drejtuar po thuajse në të gjitha nivelet.

Ish-gjeneral Spahiu ka qenë i akuzuar nga prokuroria për ‘shpërdorim detyre’ në tragjedinë e Gërdecit, në vitin 2008-të. Për ngjarjen që i mori jetën 26 personave, Spahiu ishte një prej ushtarakëve për të cilët prokuroria kërkoi 8 vite burg dhe 5 vite ndalim të ushtrimit të profesionit në Forcat e Armatosura, raporton Politiko.al.

Ai mbante detyrën e komandantit të Forcës së Bashkuar kur ndodhi tragjedia, ndërkohë që akuzën e prokurorisë e konsideroi të pabazuar.

Pas largimit nga ushtria, Shpëtim Spahiu u emërua nga Qeveria e Edi Ramës në krye të drejtorisë së shërbimit të trupit diplomatik. Në vitin 2017-të, në media u raportua se Spahiu kishte firmosur shkarkimin nga detyra për 33 specialistë të kësaj drejtorie, me justifikimin e mungesës së kushteve financiare.

Sa i përket Ardi Veliut, ai u emërua në krye të Policisë së Shtetit në shkurt të 2018-ës, nga ish-ministri Fatmir Xhafaj. Pavarësisht se Xhafaj u largua nga Qeveria në tension të hapur me kryeministrin Edi Rama, pasuesi i tij në detyrë, Lleshaj, vendosi të punonte të paktën për 5 muaj me Veliun.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here