Të ardhurat në buxhet, 1 mld lekë më pak se në 2018!

0
121

Zërat kryesor që kanë pasur mosrealizim janë TVSH, taksa nacionale dhe akciza.

Pavarësisht luftës ndaj informlitetit të ardhurat në buxhetin e shtetit kanë pësuar një mosrealizim për muajin janar.Treguesit fiskal tregojnë se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë  në arkën e shtetit  janë mbledhur  rreth 1 mld lekë më pak ose 2.4%. Zërat kryesor që kanë pasur mosrealizim janë TVSH, taksa nacionale dhe akciza.

Shteti ka mbledhur më pak të ardhura në buxhet gjatë muajit janar të vitit 2019 duke mos e nisur pozitivisht këtë vit.

Treguesit fiskal të publikuar nga Ministria e Financave tregojnë se në krahasim me një vit më parë mbledhja e të ardhurave ka qenë më e ulët.

Sipas  të dhënave konstatohet se në janar të 2019 janë arkëtuar 34.5 mld lekë nga 35.3 që u mblodhën një vit më parë.

Pra janë rreth 1 mld lekë më pak në buxhet, të cilat kanë ardhur nga mosmbledhja e TVSH-së, akcizës dhe taksës nacionale.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave rezulton se nga TVSH-ja janë mbledhur 10.9 miliardë lekë gjatë janarit 2019, nga 11.1 miliardë lekë krahasuar me janarin 2018.

Edhe nga akciza ka pasur më pak kontribut në buxhetin e shtetit dhe rezulton se janë mbledhur rreth 2.9 miliardë lekë.

Ndërkohë që janë mbledhur 400 milionë lekë më pak nga taksat nacionale.

Përtej kësaj edhe dividenti si dhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore kanë pësuar ulje.

Pozitive kanë qenë të ardhurat nga tatimi mbi fitimin dhe të ardhurat personale.

Në uljen e të ardhurave në buxhet kanë ndikuar edhe një sërë ndryshimesh të taksave në fund të vitit të kaluar.

Të ardhurat buxhetore

Janar 2018      35.3 mld

Janar 2019       34.5 mld

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here