‘Shqipëria ka humbur rrugën e saj’. Klevi Pojana: Edi Rama dhe Rilindja e tij i ka bërë vendit…

0
92

Të gjithë kërkojnë një rrugë për të ikur nga Shqipëria, të gjithë kërkojnë një rrugë për tu larguar sepse në këtë vend është vrarë shpresa. Dhe shpresën e ka vrarë kjo keqqeverisje. Ai parlament i cili humbi në fakt pjesën e tij më të mirë, mundet të mbahet në këmbë nga qindra e mijëra paterica të tjera që Edi Rama i ka të shumta, por ai Parlament nuk ka më besimin e qytetarëve shqiptarë, theksoi nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana në takimin me të rinjtë e LRI Njësia 2.

 

Jemi në kushtet e një qeverie e cila ka humbur legjitimitetin dhe jemi në kushtet kur sot Shqipëria ka humbur rrugën e saj. Ka humbur rrugën për të cilën këto 30 vite kanë folur qindra e mijëra vetë. Ka humbur rrugën që gjithsecili prej nesh do. Shqipëria sot ka humbur rrugën e integrimit europian. Dhe kjo për shkak të kësaj qeverisje dhe të këtij keq-menaxhimi që Edi Rama dhe Rilindja e tij i ka bërë vendit. Faktikisht, ne u mblodhëm në kushte të një takimi ditor, u njoftuam vetëm 2 orë para dhe për këtë dua t’u falënderoj gjithsecilin prej jush që gjeti kohë të na përgjigjej. Ndërkohë po zhvillohet Samiti i Diasporës dhe është sa tragjike aq dhe komike që ky Kryeministër shpenzon me qindra miliona lekë, për të mbledhur në Shqipëri atë pjesë të shqiptarëve që ka qenë dhe sot jeton në diasporë, por është po ky Kryeministër që është shkaktar i largimit të mijëra e mijëra të rinjve nga vendi. Shqipëria duhet të jetë shtëpia jonë, Shqipërinë ne e kemi ëndërruar shtëpinë tonë. Shqipërinë  e kanë parë si shtëpinë e tyre të gjithë ata që janë larguar për jetë më të mirë nga vendi, por sot më shumë se kurrë të gjithë të rinjtë shqiptarë kanë dëshirë për tu larguar. Të gjithë kërkojnë një rrugë për të ikur nga Shqipëria, të gjithë kërkojnë një rrugë për tu larguar sepse në këtë vend është vrarë shpresa. Dhe shpresën e ka vrarë kjo keqqeverisje. Ai parlament i cili humbi në fakt pjesën e tij më të mirë, mundet të mbahet në këmbë nga qindra e mijëra paterica të tjera që Edi Rama i ka të shumta, por ai Parlament nuk ka më besimin e qytetarëve shqiptarë. Sepse qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur, kanë demonstruar, kanë treguar këto ditë se janë në shesh. Janë aty përballë tyre, për të treguar kontrastin, për të treguar që qytetarët janë në krahë, jo vetëm të opozitës, por janë në krahë të së drejtës së tyre. Janë në krahë të dëshirës së tyre për të parë një Shqipëri ndryshe. Për të parë një Shqipëri e cila realisht do të jetë më e mirë. Në këtë vend flasin shumë, flasin shqip, por vijnë flasin dhe në anglisht, na tregojnë ëndrra të bukura, madje na duket hera-herës që duan që ta bëjnë Europën si Shqipëri dhe jo më ne të duam standardet e Europës në këtë vend. Kjo sepse mendojnë se shqiptarët mundet të përtypin çdo lloj retorike. Faktikisht është krejt e kundërta, shqiptarët kanë ditur dhe kanë treguar ndër vite se janë një popull shumë i zgjuar, shumë besnik, një popull që ka histori të lashtë por mbi të gjitha ka tradita, ka vlera dhe ka kulturë. Dhe ne kulturën, traditën, vlerat tona nuk mundet ti lëmë në dorë të një njeriu, i cili këto vlera nuk i ka për veten e tij, nuk i ka për shqiptarët

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here