Standard.al

Rama kërkon të eleminojë opozitën, drejtëinë dhe median, nuk duhet të pranojmë stabilitetin e një diktature

0

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar deklaratën e Lulzim Bashës, se qasja e ndërkombëtarëve në favor të stabilitetit mbi demokracinë ka dështuar. Lubonja tha se ruajtja e stabilitetit, me një kryeministër që ka kapur të gjithë pushtetet është shumë e rrezikshme. Ai u shpreh se opozita duhe të ndërtojë një projekt, që nuk e destabilizon vendin si në vititn 1997, por nuk ruan sistemin diktatorial që po instalon Edi Rama.

Problemi ynë është se prirja është të kontrollohen të gjitha pushtetet. Edi Rama këtë e ka cuar në ekstrem. Vetëm Berisha i viteve 90’, e ka kaluar deri në këtë pikë situatën.

Unë mendoj se është e qartë, se kemi një projket të Edi Ramës për të kontrolluar të gjithë pushtetet, për të eleminuar opozitën, drejtësinë, por edhe ne që jemi pushteti i katërt, mediat, që na fut të gjithëve në kazan.

Nëse do pranojmë këtë stabilitet, ky është stabiliteti i një diktature, alla putin dhe alla erdogan. Ky projekt është shumë i rrezikshëm për demokracinë. Të ruash stabilitetin do të thotë të jetosh i nënshtruar.

Opozita duhet të ndërtojë një projekt që nuk destabilizon deri në kaosin e vitit 1997, por as të pranojë këtë projekt të Edi Ramës, që është shumë i rrezikshëm për demokracinë theksoi Lubonja.

/TPZ.AL/

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.