Kryemadhi drejt per drejt! Pse u shqetësua Fleckenstein kur thashë se Rama është koka e krimit

0
93

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur eurodeputetit Knut Fleckenstein në studio e emisionit “Të Paekspozuarit”.

Fleckenstein deklaroi se Kryemadhi po pengon integrimin dhe se kërkon thjesht ndryshimin e pushtetit në Shqipëri.

Kryemadhi u shpreh se për Fleckenstein negociatat janë hapur, njëlloj sic propagandon Edi Rama. Kryemadhi tha se në takim nuk ka thënë ato gjëra që citon Fleckenstein, por se eurodeputeti është shqetësuar kur opozita ka folur për dosjen 339 dhe është larguar për disa minuta nga takimi.

“A para, nuk është problem se u zhgënjye Fleckenstein nga unë, rëndëi ka të mos zhgënjehen shqiptarët. Kam një status të Knut, ku ky thotë se është hapur integrimi për Shqipërinë. Sipas Knutit dhe Edi Ramës, negociatat janë hapur. Tani më thoni mua kush gënjen unë apo Knuti.

Ky thotë në status, urime Shqipëria është në BE.

T’ju sqaroj pse është zhgënjyer zoti Knut. Kushdo ndërkombëtar, nuk më intimidon, as më kërcënon dot mua apo çdo shqitpar, edhe pse jemi popull i vogël dhe i varfër. Integritetin dhe dinjitetin nuk na e marrin dot.

Nëse Knut i është drejtuar Monikës si zonja e parë, e para me sa duket zoti Knut, sa herë ka ardhur këtu nuk është marrë me punët e veta por me punë jashtë institucionit, sepse Monika nuk është zonjë e parë dhe nuk ekziston institucioni i Zonjës së Parë në Shqipëri.

Unë jam gruaja e Ilir Metës dhe jo gruaja e presidentit, jam Monika Kryemadhi, kryetare e LSI.

Kur zoti Basha përmndi dosjen 339, asnjë eurodeputet nuk ishte i informuar. Sapo u tha kjo, zoti Knut u ngrit dhe u shqetësua shumë dhe u largua nga takimi 25 minuta. E kuptoj se mund të ketë dalë për cigare po nuk harxhohet kaq kohë për këtë. Knuti ishte shumë i shqetësuar për dosjen 339, vetëm Edi Ramën kam parë të shqetësohet kështu.

Ja cfarë i kam thënë unë zotit Knut në takim.

“Nëse ka stalibitet për krimin në Shqipëri, kjo do të thotë destabilitet për Evropën. Ju e dini shumë mirë ndikimin e grupeve kriminale shqiptare të drogës në Londër, në Spanjë, në Hamburg të Gjermanisë”.

Ju veproni si të mendoni. Ne kemi vendosur ta destabilizojmë krimin, që të mbrojmë fëmijët tanë dhe nuk kthehemi më pas.

Nëse Merkel apo deputetë gjermanë, do ishin kapur duke bashkëpunuar me krimin për të blerë vota, çfarë do të ndodhte? Minimalja do të kishte një investigim; ndërkohë këtu ka 2 vjet që dosja nuk hetohet, është bllokuar hetimi dhe po tentohet të asgjesohet”.

Ju kujtoj, deputeti Sloven dha dorëheqjen sepse kishte harruar të paguante një sandëich”. Zotërinj, ne kërkojmë këto standarte dhe vlera në Shqipëri.

Sot koka e krimit të organizuar është Edi Rama.

I thashë këtë Knutit dhe i dhembi shumë”, u shpreh Kryemadhi.

/TPZ.AL/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here