Standard.al

Deklarata e fortë e ish-kryeministrit: Ka përgjime të Ramës me Avdylajt

0

Gjatë intervistës në Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të forte duke u shprehur se, ka të dhëna se edhe kryeministri Edi Rama ka zhvilluar biseda telefonike me grupin e Avdylajve në Shijak, të akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës.

“Gjushi e ka bërë gjithçka. E ka bërë në ujdi të plotë me Edi Ramën. E di ti që ka të dhëna që edhe Rama ka telefonata me Avdylajt, në ato përgjimet. Kjo është një masë e cila ishte për t’u hedhur hi syve dhe për t’u thënë të tjerëve se nuk e heqim dot Gjushin se nuk na lë KQZ-ja”, u shpreh ish-kryeministri.

Ditë më pare, kreu I PD-së Lulzim Basha u shpreh se, po përgatitet arrestimi i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, si I përfshirë në dosjen e famshme “339”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.