Bushati: Ç’kuptim ka të rrijë opozita në parlament, kur kryeprokurore u be Marku….

0
133

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se vendimi i opozitës për t’u larguar nga parlamenti është i drejtë, sepse Rama ka kapur të gjithë pushtetet. Bushati u shpreh se qëndrimi i opozitës në parlament, nuk ka kuptim kur kryeprokurore u zgjodh Arta Marku, për t’i shërbyer mazhorancës.

“Mendoj se edhe sikur zgjedhjet të ishin normale, opozita duhet të bënte prap këto që bën sot. Edhe Erdogan dhe Putin bëjnë zgjedhje, por demokracia me zgjedhje nuk ka kuptim, kur ti prish pushtetin e drejtësisë dhe bën zgjidhje ekstra ligjore me të pasurit e Shqipërise.

C’kuptim ka të rrijë opozita në Kuvend, kur bëhet një ligj anti kushtetues, si ai për ti dhënë Fushës 6 kulla dhe opozita nuk shkon dot në Gjykatë Kushtetuese për ta ankimuar.

Cfarë mund ta mbajë opozitën në parlament, nëse kanë bërë një reformë në drejtësi, dhe pastaj prokurore bëhet ajo që rrinte poshtë Ulsiut në Shkodër.

Në optikën time, nuk po zihet një engjëll me një djall.

Kjo është beteja midis djajëve, por kemi një djall si Rama, që është veshur me oligarkë, me polici që vepron me dhunën e shpërpjestuar, kemi një djall që ka kapur mediat, ka kapur prokurorinë dhe e ka dobësuar aq shumë djallin tjetër, sa nuk i ka ngelur gjë tjetër vecse të djegë mandatet.

Ndërkombëtarëve, u është dukur djall më i mirë Berisha i 96’, Berisha i 21 Janarit.

Unë nuk jam me këtë model, jo ndërkombëtarët por zoti të zbresë në tokë, nuk i tradhëtoj bindjet e mia.

Kur shoh një njeri duke vrarë, kur shoh vjedhjen te Unaza, nuk them është i mirë se kanë thënë ndërkombëtarët, por i them kriminel dhe hajdut.

Ndërkombëtarët në vitin 2015, Saimir Tahiri, skishte shqiptar që nuk thoshte këtu është mbushur me kanabis, organizoi shoën e madh anti korrupsioni , histori suskesi. Del Donald Lu, thotë historia e policisë me drogën, është histori suksesi.
Thash mos e kam une dhe opozita gabim? Por cfarë ndodhi? Erdhi Corriere della Sera, mediat italiane, gjermane dhe thanë nuk është histori suksesi droga por histori bataku”.theksoi Bushati.

/TPZ.AL/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here