Standard.al

Berisha për abuzimin e të miturës në Selenicë, është dhe më dramatik

0

Ish-kryeministri, Sali Berisha, deklaroi në studion e emisionit “360 Gradë”  në Rtv Ora News se denoncimi i bërë prej tij më herët gjatë ditës  për abuzimin e një të miture në Selenicë është 100% i vërtetë.

Madje Berisha tha se rasti është dhe më dramatik nga çfarë e ka përshkruar në status dhe se policia e Vlorës nuk ka kryer asnjë veprim  dhe pse ka marrë denoncimin.

Duke e parë këtë si një fenomen që po përhapet, Berisha foli dhe për një rast tjetër të rëndë në Tiranë.

Berisha: Është më tragjik seç e kam thënë. Është 100% i vërtetë dhe më tragjik seç e kam paraqitur në status sepse për të ruajtur diçka nuk kam thënë një pjesë  tmerrësisht dramatike brenda. Ka dijeni policia e Vlorës. E sigurt që nuk ka bërë asnjë veprim. Nxënësja thotë se është bërë denoncimi në polici. Po bëhet fenomen i përhapur. Para dy javësh është në Tiranë tjetra, policë dhe trafikantë e shfrytëzojnë vajzën 14 vjeçe. Ky nuk është shtet, është shtet krimi, është kakistokraci.


360grade.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.