Standard.al

Abilekaj: Eurodeputetët të painformuar, nuk dinin dosjen 339

0

Vizita e eurodeputetëve të Parlamentit Europian në Shqipëri për të diskutuar me palët mbi krizën politike që po kalon vendi është komentuar në emisionin  “Të Paekspozuarit” edhe nga gazetari Enton Abilekaj . Sipas Abilekaj eurodeputet ishin të painformuar mbi situatën dhe dosjen 339.

 Për opozitën e tanishme s’ka pasur ndonjëherë akuza për celulë antiamerikane, ka ndodhur në 2010 kur në opozitë ishte Rama. Deklaratat janë bërë nga ambasadori Arvizu. Këta eurodeputetët sado të ashpër me fjalë rezultoi që ishin të pa informuar fare, nuk e dinin ekzistencën e dosjes 339 u shpreh Abilekaj .

Gjithashtu gazetari Abilekaj theskoi se kemi sot një Parlament me vota të vjedhura .

Kemi një parlament me vota të blera, kemi 5 qarqe ku kanë ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve për shkak të blerjes së votave.

Vetë raporti i ODHIR, thotë se rezultati ka ndryshuar 20 % për shkak të blerjes. A e dini se Taulant Balla tha hajde se kemi marrë votat e PDIU”, theksoi Abilekaj.

/TPZ.AL/

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.