Zbulohen ‘hilet’ sesi Fondi i Kujdesit Shëndetësor, favorizon një depo farmaceutike

0
124

Nëse në listën e rimbursimit janë dy medikamente, me kushtëzimet që bën fondi favorizon njërin prej tyre. Me barin A në listën e rimbursimit për 2018, pacienti duhet të merrte dy kokra në ditë, ndërsa me barin B duhet të merrte një kokërr.

Top Story” u ndal te “hilet” që bëhen me listën e barnave të rimbursuar. Po ndalemi në grupin e anti-koagulantëve, barna që përdoren për mpiksjen e gjakut.

Bari B është më i shtrenjtë, por me kushtëzimin për rimbursim, jo më shumë se 30 kokrra në muaj për këtë diagnozë, e detyron pacientin që të marrë medikamentin më të shtrenjtë.

Nëse nuk do të përdorej kufizimi që favorizon shitjen e barit më të shtrenjtë, fondi do të kishte kursyer rreth 4 milionë lekë në 4 muajt e parë të 2018, sipas statistikave që ka bërë vetë publike ky institucion.

Dhe meqë jemi te transparenca, vlen të përmendim faktin se ky institucion ka hequr dorë prej saj që në prill të 2018. Sipas ligjit Fondi duhet të bëjë publike sasinë e barnave të rimbursuara çdo muaj si dhe vlerën financiare që kanë përfituar farmacitë.

Ndërkohë që asnjëherë nuk është bërë transaprencë sa i përket çmimit CIF për medikamentet. Cmimi CIF përfshin kostot e prodhimit të barit dhe të transportit deri në momentin që hyn në doganë. Më pas duke i bashakngjitur normën e fitimit të grosostit dhe të shitësit me pakicë, vendoset cmimi përfundimtar i tij.

Vendet referencë për vendosjen e çmimit të barnave janë Maqedonia, Kroacia, Italia, Serbia dhe Greqia. Mënyra e vendosjes së çmimit të barnave nuk është korrekt. Mund të duam çmime sa më të lira për barnat, por nuk mund të kesh cilësi nëse nuk ke një kosto të caktuar.

Top Channel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here