Vdiq 4 orë para/ “Trupi i pajetë i elektriçistit u la në shtyllë”

0
145

Ngjarja ndodhi në fshatin Fierzë, vetëm një kilometër nga hidrocentrali i Fierzës.

Detaje të reja dalin në dritë pas ngjarjes së rëndë ku një elektricist 34-vjeçar humbi jetën pasditen e kësaj të diele në Fierzë. Gazetari i “BalkanWeb”, Armir Mehja  raporton se elektricisti, Prend Ceca, ishte nisur i vetëm për të riparuar defektet e shkaktuar nga erërat e forta, ndërsa prej orës 14 kishte ndërprerë kontaktet me familjarët.

Por pas një ore e gjysmë, familjarët morën lajmin e hidhur për  elektricistin, i cili ra në kontakt me korrentin duke humbur jetën.

Edhe pse familjarët bëjnë të ditur se kanë njoftuar policinë dhe OSHEE ende askush nuk ka mbërritur për të zbritur trupin e pajetë të 34-vjeçarit nga shtylla ku humbi jetën në krye të detyrës.

Mësohet se elektricisti kishte dal vetëm për riparimin e defekteve,  veprim ky që përbën shkelje të sigurisë teknike. Familjarët dhe banorë të zonës vazhdojnë të qëndrojnë rreth shtyllës teksa ende përfaqësuesit e shtetit nuk kanë mbërritur në Fierzë edhe pse familja Ceca shprehet se janë njoftuar sapo morën lajmin e hidhur.

foto galeri

foto galeri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here