Video-Investigimi i Rai-t/ Reagon Strazimiri: Shqiptar mos rri, po duku…

0
116

Në një kohë që opozita  vendosi djegien e mandateve duke paralajmëruar edhe një calendar protestash popullore deri në largim të kryeministrit Edi Rama, televizioni public Italian, Rai, i ka kushtuar një kronikë trafikimit të drogës në Shqipëri.

Në kronikën e publikuar edhe në Syri.net, tregohet sesi i infiltruari i tyre kontakton me një trafikant droge dhe armësh në Shijak, I cili rrëfen se si paratë e drogës përdoren për blerjen e votave.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar ish deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, i cili lëshon edhe kushtrimin: “Shqiptar mos rri, po duku”

Postimi i Gent Strazimirit:

Mos harxhoni para taksapauesish euro-atlantikë për projekte, asistencë teknike, vëzhgues, monitorues të vëzhguesve, tryeza të rrumbullakta, drejtkëndëshe a katrore në hotele luksi ku mezi zgjatet programi sepse është paguar edhe dreka e bollshme për të gjithë “gjushat” e pranishëm që “reformojnë rregullat e lojës” …
Ja ku e keni Raportin “paraprak”, atë “të ndërmjetëm” madje edhe atë “përfundimtar” për “ato” të ardhshmet që do i quani prapë “zgjedhje” ….#shqiptar_mos_rri_po_duku

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here