‘Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare’. E di pse?

0
126

Ndonëse vitet ikin, ai mbetet po aq në formë sa dikur.

Sabri Fejzullahu është një ndër këngëtarët më  të njohur të muzikës shqiptare.

I ftuar në emisionin ‘Lart e Poshtë’, këngëtari ndër të tjera ka treguar se ka një peng në zemër, që Shqipëria nuk ia dhuroi dot.

‘Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra ta kem një pasaportë si shqiptar. Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk na refuzuan vizën as mua, as familjarëve të mi. Unë kam dëshirë, kam dashur, e dua dhe e kam peng që ta kem një pasaportë shqiptare’, tregoi Sabriu.

Kujtojmë që kohët e fundit janë shtuar shumë figurat publike që kanë marr pasaportën shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here