Pasi bëri si “i fortë” Rama e ka lëshuar veten! Duket se po i lutet opozitës, që të dialogojë…

0
86

Intervista e Edi Ramës, për televizionin italian “Rai News 24”, u lexua dhe u kuptua në mënyra të ndryshme. Faktikisht i gjithë ligjërimi i tij konsistonte në një përpjekje titanike, për të fshehur panikun dhe çarkun e krijuar vetë,  ku ka ngecur. Pasi ka vazhduar retorikën e “dhunës” së protestës së 16 Shkurtit, alibitë qesharake se opozita me hapin që bëri po i prish imazhin vendit (imazhi u shkatërrua njëherë e mirë, me kanibisimin total), se ka marrë shumicën e votave të popullit në zgjedhjet e vitit 2017, apo se opozita e bën këtë nga që nuk asnjë shans se mund të fitojë në betejën e elektorale të radhës, ai ka lëshuar edhe një “grep” për të peshkuar sërish, njësoj si me rastin e “Çadrës”.

“Nuk mund të thuhet se unë do të bëhem kamikaz, nëse  nuk më jepni atë që dua. Jemi gjithnjë gati për të dialoguar për të dëgjuar por sigurisht duhet edhe të qeverisim”, ju përgjigj Rama një pyetjeje të gazetarit Italian, për mënyrën se si e ka planifikuar që të dalë nga kjo situatë.

Vetëm 48 orë pas vendimit radikal të opozitës dhe pasi bëri si i “i fortë” Rama e ka lëshuar veten dhe duket se po i lutet opozitës, që të dialogojë e madje bashkë-qeverisin, vetëm ai të mos largohet nga pushteti dhe politika.

SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here