Fleckenstein dhe një delegacion prej 7 eurodeputetësh do të zbarkojnë në Shqipëri, për krizën politike…

0
110
Knut FLECKENSTEIN in plenary session week 50 2016 in Strasbourg

Raportuesi i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein dhe një delegacion prej 7 eurodeputetësh të tjerë do të zbarkojnë në Shqipëri javën që vjen.

Delegacioni i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë për tu takuar fillimisht me liderët e opozitës shqiptare, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi e më pas me kryeministrin Edi Rama e Ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj. Në përbërje të delegacionit janë deputetë të grupimeve të ndryshme politike nga Partitë Popullore, socialistët e demokratët, të cilët do t’i përfaqësojë vetë Fleckentesin.

Delegacioni ka parashikuar takime për të mësuar më shumë detaje rreth situatës politike në vend edhe me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë, por edhe me shoqërinë civile.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here