Vidhen armë në magazinën e ministrisë së Brendshme!!!

0
141

Mësohet se në këtë magazinë ku krahas matarialeve të tjera mbahen edhe armë, të cilat përdoren nga efektivet, është konstatuar mungesa e dy pistoletave të tipit të fundit .
Mungesa e armëve është vënë re në muajin dhjetor të vitit të kaluar gjatë rikostruksionit të objektit.

Mësohet se dy nga valixhet ku ndodheshin armët u janë dukur të lehta personave që po merreshin me spostimin e materialeve, dhe pasi i kanë hapur kanë konstatuar se ishin të boshatisura.

Pas kësaj ka nisur nje audit ku është konkluduar se krahas dy pistoleta jane vjedhur edhe materiale te tjera .

Menjëherë çështja i ka kaluar për tu hetuar nga SHÇBA, e cila pasi ka kryer verifikimet i ka referuar materialet në prokurorinë e Tiranës.

Referimi është bërë në muajin dhjetor ndërsa i ka rënë për tu hetuar prokurorit Elio Mazreku.

Verifikimet kanë nisur për të përcaktuar kohën kur ka ndodhur vjedhja.

Të dyshuar janë të gjithë personat që kanë patur akses në magazinë si dhe ata që kanë patur për detyre ruajtjen e saj. Gjithashtu valixhet ku mbaheshin armët janë dërguar për ekspertim ne policinë shkencore për të gjetur gjurmët e gishtave te personave që i kanë prekur pë here te fundit. /Ora News/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here