Trondit Vasili, akuza të forta: Edi Rama dhe SHISH pjesë e një puci anti-kushtetues!!! Të nisen hetimet!

0
94

Dje Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ shtetëror dhe të tjerë aktorë u bënë pjesë të një puçi të vërtetë antikushtetues kundra qytetarëve. Në mënyrë të njëpasnjëshme, Kryeministri në një media të huaj, pikërisht në Rai Uno deklaroi se do të ndodhin akte të turpshme kundra Parlamentit, thekson Vasili në deklaratën për mediet.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe SHISH se u bë pjesë e një puci anti-kushtetues ndaj qytetarëve.

Duke iu referuar protestës së opozitës, Vasili tha gjatë një deklarate për mediat se duhet të hetohet për informacionet e manipuluara se në protestë do kishte dhunë.

Sipas Vasilit, ndërprerja e valëve celulare u bë me qëllim degradimin e protestës, por opozita u tregua vigjilente.

“Prokuroria e vendit, pse jo edhe shërbimet partnere, të hetojnë gjerë e gjatë se cilat ishin këto informacione të manipuluara dhe mashtruese që u hodhën dhe u servirën në publik, që lejuan mbylljen me tela të Parlamentit, të cilat shpërndanë nëpër Kancelaritë ndërkombëtare informacion të rremë, të cilat lejuan bllokimin e telefonisë celulare të vendit për orë të tëra, duke lënë mijëra qytetarë pa komunikim me njëri tjetrin, qytetarë që mund të kishin edhe probleme personale të ndryshme.”- shkruan Vasili.

Deklarata për mediat, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë!

Dje Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ shtetëror dhe të tjerë aktorë u bënë pjesë të një puçi të vërtetë antikushtetues kundra qytetarëve. Në mënyrë të njëpasnjëshme, Kryeministri në një media të huaj, pikërisht në Rai Uno deklaroi se do të ndodhin akte të turpshme kundra Parlamentit. Kryetari i Kuvendit mori përgjegjësinë shumë të rëndë publike, duke qenë edhe ai pjesë e këtij puçi, të deklaronte që opozita kërcënonte Parlamentin dhe po organizohet për të dhunuar atë. Sipas gjoja shërbimeve inteligjente që kishin informuar këtë Kryetar Kuvendi.

Policia gjithashtu referoi në komunikatën e saj se kishte informacione të plota dhe të sigurta për nxitje të dhunës, organizime të natyrës kriminale dhe synohej hyrja me dhunë në sallën e Parlamentit të Shqipërisë. Këtë informacion të manipuluar me qëllimin e vërtetë ndalimin, pengimin dhe dekurajimin e protestë së jashtëzakonshme dhe të paparë të qytetarëve shqiptarë, iu shpërnda edhe trupit diplomatik në Shqipëri, miqve dhe partnerëve të Shqipërisë dhe mediave të huaja gjerësisht.

Çfarë ndodhi realisht? Realisht qytetarët panë në sytë e tyre anembanë Shqipërisë përfshirë edhe mijërat e qytetarëve të shkëlqyer protestues, të cilët të gjithë së bashku organizuan një protestë shembull në të gjitha pikëpamjet për madhështinë dhe për mesazhin, që ishte pikërisht e kundërta e këtij skenari puçist të cilët këta horra që kanë rrëmbyer pushtetin dhe që e përdorin në funksion të frikës dhe të mbajtjes fort të lidhur tek karrigia, bën kundra qytetarëve të tyre. Ata e konsideruan opozitën gjoja një rrezik të sigurisë kombëtare. Ku qëndronte ky rrezik i sigurisë kombëtare? Si u përligj?

Në funksion të po këtij skenari ogurzi u ndërpre edhe lidhja telefonike për orë të tëra. Gjoja me shkakun për informacione që rrezikojnë sigurinë kombëtare. Ishte pikërisht e kundërta. Për të lënë organizatorët e protestës pa mundësi komunikimi, që protesta të degradonte dhe për shkak të provokimeve të përgatitura me kujdes nga qeveria, kjo protestë të merrte një drejtim në atë pikëpamje që qeverisë i pëlqente dhe pastaj të demonizohej brenda dhe jashtë vendit.

Sigurisht që opozita duke qenë krejtësisht vigjilente dhe duke pasur informacione për këtë puç kishte marrë masa të saj të plota suplementare, për të mbajtur në kontroll të plotë mbarëvajtjen e protestës ashtu edhe sikur se ndodhi, ashtu edhe sikur se me mbarëvajtjen e saj protesta hodhi poshtë këtë puç të fëlliqur dhe të shëmtuar dhe shumë të rëndë që u konsumua para shqiptarëve dhe i kundërvihej të drejtës legjitime të shqiptarëve dhe të opozitës shqiptare, për të qenë kontrolluese e plotë e një qeverisjeje të kriminalizuar e cila ka uzurpuar vendin.

Por ne jemi këtu publikisht që jo vetëm ta denoncojmë këtë puç përpara syve të të gjithë shqiptarëve, si një puç të dështuar në mënyrë të turpshme, por edhe të kërkojmë që ato pak institucione që kanë mbetur në shtetin shqiptar, por që lidhen me sigurinë kombëtare të vendit, duke filluar nga Presidenti i Republikës, që është Kryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Prokuroria e vendit, pse jo edhe shërbimet partnere, të hetojnë gjerë e gjatë se cilat ishin këto informacione të manipuluara dhe mashtruese që u hodhën dhe u servirën në publik, që lejuan mbylljen me tela të Parlamentit, të cilat shpërndanë nëpër Kancelaritë ndërkombëtare informacion të rremë, të cilat lejuan bllokimin e telefonisë celulare të vendit për orë të tëra, duke lënë mijëra qytetarë pa komunikim me njëri tjetrin, qytetarë që mund të kishin edhe probleme personale të ndryshme.

Të cilat bënë të pamundur të pengonin mbarëvajtjen e protestës e cila ja doli të ishte shumë herë më e shkëlqyer se sa provokimi dhe puçi, por ama vënia përpara përgjesisë ligjore nga i pari tek i fundit, të gjithë atyre që konsumuan, që u bënë pjesë, konsumatorë, përodrës të këtij puçi është një përgjegjësi kushtetuese dhe publike.

Dikush mund të thotë në një shtet të kapur si ky, do jetë e vështirë që kjo përgjegjësi të dalë, nuk ka problem ne po e denoncojmë publikisht sot edhe po bëjmë thirrje të gjithë këtij zinxhiri që lidhet me verifikimin e çështjeve të sigurisë kombëtare, ku informacionet nuk janë as muhabete kafenesh, por janë informacione që duhen verifikuar qartë dhe mirë nga shumë burime, për të mos krijuar destabilitet të vendit dhe në rast se nuk e bëjnë këta sot, ditët se kur ky verifikim do të bëhet janë shumë ta afërta, por edhe ndëshkimi ligjor do të jetë nga më të rreptit dhe shembullorët që askush më të më mos përdori shtetin kundra qytetarëve të vet, jini shumë të vëmendshëm qytetarë dhe agjencitë ligj zbatuese të ligjit, jeni në vëzhgimin shumë të rreptë të opozitës dhe faji është trashur kaq shumë dhe po kaq i rëndë do të jetë edhe ndëshkimi që do të merrni nesër. Faleminderit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here