Skandali me linjat telefonike/ Shpërthen Vokshi: Kreu i AKEP të japë dorëheqjen

0
93

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar përmes një postimi në Facebook, skandalin e fikjes së sinjalit telefonik nga AKEP gjatë protestës së opozitës ditën e djeshme.

Fikja e sinjalit telefonik është bërë krejtësisht në kundërshtim me ligjin duke krijuar vështirësi në transmetim jo vetëm të mediave vendase dhe ndërkombëtare por edhe për qytetarët e thjeshtë të cilët janë bllokuar me orë të tëra.

Ajo gjithashtu ka kërkuar edhe dorëheqjen e kreut të AKEP pas denoncimit të këtij skandali.

Statusi i plotë
SKANDALI: #AKEP, vegla në duart #Kryeministrit që kërcënon lirinë e #medias në Shqipëri.
I thirrur “nën armë” në ushtrinë e censorëve, Ilir Zela, në shkelje flagrante të #lirisë së medias urdhëroi fikjen e antenave në zonën ku zhvillohej protesta e opozitës, duke ndërprerë qëllimisht sinjalin e transmetimeve për dhjetra gazetarë ndërkombëtare (Reuters, DË, RAI, Assosiated Press, AFP, Euroneës, Sky Neës etj) dhe vendas që po raportonin në terren.
SKANDALI, merr përmasa edhe më të mëdhaja, sepse dhe për orë të tëra qytetarët e Tiranës, kanë qenë pa asnjë mjet komunikimi, asnjë mundësi informimi apo marrje cdo lloj shërbimi shëndetësor në shkelje flagrante të cdo të drejte kushtetuese.
Justifikimi i AKEP-it, “veglës” së Kryeministrit se u kujdes për sigurinë publike është një gënjeshtër!
Ilir Zela duhet ta ketë firmosur urdhërin me kundra gaz, ndryshe të japë#dorëheqjen për të provuar se nuk po abuzon rëndë me detyrën e pavarur, si një socialist servil i rilindasve pushtues në shtëpinë e tij!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here