Shpërthen Bushati: Opozita duhet ta kishte bërë këtë akt, që në momentin që u zgjodh kryeprokurorja…

0
106

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se opozita nuk kishte asnjë rrugë tjetër veç djegies së mandateve, madje ishte e vonuar në këtë akt, të cilin duhet ta kryente që kur u zgjodh kryeprokurorja me votat e mazhorancës.

“Për mua opozita duhet ta kishte bërë këtë akt, që në momentin që u zgjodh kryeprokurorja me 69 vota.

Shqiptarëve u është rrëfyer një narrativë, se USA dhe BE do bëjnë reformën në drejtësi dhe këtu do rregullohen gjërat.

Kur u pa shenja se reforma u përdhos, opozita nuk kishte cfarë bënte atje. Unë e di këtë debatin, mund të kishim një opozitë të virtytshme me një forcë të tillë, të cilën Edi Ramën me banditë, me oligarkë dhe pronarë mediash mund ta mundnin.

Nuk e kemi një opozitë të tillë, por kemi një sipas përmasave të shoqërisë sonë, sic kemi mediat dhe OJQ.

Kjo opozitë u gjend jo në garë të barabartë, por me garën e GJushit dhe Avdylëve, paratë e vjedhura në unazë, me mediat e kapura.

Kishte dy rrugë, ose ti kthente faqen tjetër, ose të përdorte mjete ekstra ligjore. Kam kohë që e them, më në fund u bindën edhe PD dhe LSI”, u shpreh Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here