Refuzoi të dorëzonte mandatin, deputeti i Lushnjes largohet nga PD

0
141

3 pikat kryesore të Kryesisë së PD nga mbledhja sot.

Basha tha se pika e parë e rendit të ditës është aksioni politik pas dorëzimit të mandateve. “Të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternativës. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet, etj. Të nisim punën, sepse mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë.”-tha Basha.

Pika e dytë është ngritja e shtabeve të punës dhe pika e tretë është propozimi për shkarkimin nga funksionet dhe anëtarësia e Myslym Murrizit për shkeljen e vendimit të Grupit Parlamentar, kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD. Aktualisht, po diskutohet për pikën e parë.

12:40-Një ditë pas protestës së opozitës para Parlamentit dhe dorëzimit të mandateve zyrtarisht, kreu i PD Lulzim Basha është nisur mbremë drejt Vjenës, ku ka zhvilluar disa takime me zyrtarë atje.

Qëndrimi në Vjenë ka zgjatur vetëm disa orë, pasi mësohet se kryedemokrati do kthehet sot në Tiranë dhe do mbledhë Kryesinë e PD.  Pas takimeve me drejtuesit e disa institucioneve ndërkombëtare, me disa senatorë dhe anëtarë të Kongresit amerikan, me përfaqësues të grupit të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE, Lulzim Basha ka marrë rrugën e kthimit për në Tiranë.

Për djegien e mandateve PD vendosi në grup parlamentar, Kryesi dhe Këshill Kombëtar. Vec Murrizit mandatin nuk e ka dorëzuar as Rudina Hajdari, pasi aktualisht ndodhet jashtë shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here