Punësimi i të rinjve/ Rama del kundër fakteve: Në Gjermani ikin berberët jo mjekët…

0
104

“Kjo është e pavërtetë, është një tjetër legjendë ne kemi sot 13.000 infermierë në sitem dhe kemi mbi 4.00 në listet e pritjes, nuk janë në Gjermani. ajo që në Gjermani kanë ikur infermierët dhe në spitale janë berberët.

Nëse je e zonja nuk diskutohet që ke një rrugë për t ëpunuar në sistemin shëndetësorë shqiptar. Fakti që ke një diplomë nuk është detyrim i shtetit të të gjejë një punë. Po të shikoni edhe vendet europaine, ato që mbarojnë shkollën nuk futen që ditëne parë të punojnë në shtet.

I pyetur nga studentja lidhur me punësimin e të rinjve që mbarojnë shkollën dhe nuk kanë gjetur ende një punë apo edhe atyre që kanë emigruar në Gjermani për të gjetur një punë, kryeministri Rama u shpreh se të gjitha këto janë legjenda.
Ndërkohë që vetëm për vitin 2018 në Gjermani kanë 4.500 infermierë nga Shqipëria. “Në Gjermani kanë ikur rreth 2.500 infermierë aktualisht, që nga koha e portalit. Gjithashtu ne kemi informacion se rreth 2.000 të tjerë janë në proces për të ikur. 2.500 janë që nga janari deri në qershor. Shumica e tyre janë profesionistë që kanë vite punë, nuk është se janë të sapodiplomuar. Profilet që kërkohen më tepër janë kujdesi në familje, në spitalet gereatrike, që e ka më të theksuar Gjermania, Pediatria dhe Reanimacioni”, është shprehur Elson Jaçaj, president i Shoqatës së Infermierëve në vitin 2018.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here