Haradinaj bën deklaratën e fortë për taksën ndaj Serbisë: Kurrë mbi këtë dhe…!

0
103

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar gjatë një interviste për RTV 21 se nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, ajo s’do të hiqet kurrë.

Gjatë intervistës Haradinaj shtoi edhe se nuk do të lejohet që heqja e taksës 100% ndaj Serbisë të mos jetë kusht për vazhdimin e dialogut.

“Nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, kurrë s’kemi me e heq, kurrë mi këtë dhe. Nëse taksa koka problemi, kurrë s’kemi me heke. Nëse përmes taksës po ia tregojshim vendin Serbisë, pse me heq, ai s’po don me na njoftë, s’po don fqinjësi, po don na me ia ble mallin, e me na qit kushte me shku në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.

Gjithashtu Kryeministri i Kosovës shtoi se nëse Mogherini nuk do që të vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës, atëherë mos ta kërkojë dialogun.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here