Vendim i ulët! Garda i heq mbrojtjen, por Berisha mbrohet nga populli….Garda bën veprimin e radhës

0
111

Garda e  Edvin Kristaq Rama ka vendosur që të heqë mbrojtjen ish kreut të qeverisë, Sali Berisha. Ky është një vendim hakmarrës i qyqarëve në krye të pushtetit që mendojnë se mbrojtja e Berishës është në duart e Gardës. Berishën sot e mbron i gjithë populli dhe kemi të bëjmë me një veprim qesharak të një frikacaku që drejton qeverinë. Sot Shqipëria është ngritur në këmbë duke pasur përballë partinë-shtet. Partia-shtet do të rrëzohet përballë revoltës popullore. Pushteti ëhstë ilegjitim pasi ka dalë nga votat e blera me paratë e krimit të organizuar. Sot me djegien e mandateve të opozitës vendoset funeral I Parlamentit ilegjitim, i cili nuk do të ketë asnjë ditë jetë pa opozitën.

Mësohet sëfundmi se pas vendimit të Gardës së Republikës për t’i hequr rojet fizike Berishës, dy garditët e tij që kishin këtë detyrë nën urdhrat e Gardës kanë dhënë dorëheqjen nga kjo e fundit dhe vijojnë mbrotjen e Berishës si persona fizik.
Berisha mbrohej nga Garda e Republikës pasi me ligj është detyrim që Kryeministri të mbrohet deri tre vite pasi largohet nga pushteti.
Sipas Gardës së Republikës ky afat ka përkuar gjatë javës së fundit për Berishën prandaj edhe ia hoqën tani gardistët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here