Trondit Zheji: Kam informacion të sigurtë se nga kush këshillohet Rama me strategjinë e zb*thjes!

0
216

‘Unë e di dhe kam informacion të sigurtë se ka një këshilltar të huaj që është pranë kryeministrit prej shumë vitesh që shëtit në Ballkan dhe paguhet shumë mirë për të këshilluar vendet që i quan vende të lëkundura.’

Analisti dhe moderatori i emisionit “360 gradë”  Artur Zheji i ftuar në studion e Ora News për të komentuar protestën e 21 shkurtit zbuloi se kryeministri Edi Rama ka një këshilltar të huaj i cili i ka treguar strategjinë e zb*thjes.

Artur Zheji: “A do të jetë Rama i butë dhe i qetë dhe dialog kërkues me shpresën që të ulë temperaturën e të fitojë kohë?

“Nga ana tjetër unë e di dhe kam informacion të sigurtë se ka një këshilltar të huaj që është pranë kryeministrit prej shumë vitesh që shëtit në Ballkan dhe paguhet shumë mirë për të këshilluar vendet që i quan vende të lëkundura. Shkon ku e paguajnë dhe strategjia e tij që ka filluar që tek studentët ka qenë zbythja.  Dmth në momentin kur vjen protesta apo një valë goditëse ti bëj dy hapa prapa, absorboje, si puna e dallgës që ne kërcejmë mbrapsht për të mos na lagur.

Pra lëre të shterrë fuqinë dallga e protestës, ti rri larg që të mos kesh kontakt, në moment që s’ke kontakt të shohim nëse do vijë dallga tjetër më e madhe. Pra fito kohë dhe mos rrit tensionin. Strategjia deri dje ka qenë tërheqja por nga ana tjetër tentativa e pa rreshtur për trë krijuar një dialog underground. Të shohim nëse do të bashkohet kjo skemë e kryeministrit me skemën e rekomandimeve ndërkombëtare që thotë uluni dialogoni, atëherën do të krijohet një masë e re kritike”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here