Shehi rrëmben vëmendjen e të gjithë protestuesve: As ne s’kemi qënë ‘mrekullia’, por e keqe më e madhe se Rama…

0
99

Deputeti Dashamir Shehi ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithë protestuesve në çastin kur mori fjalën para parlamentit.

“Ky zotëria që duam të pëzëmë është e keqja më e madhe që na ka rënë në 30 vjet. Nuk jemi mrekullia ne, nuk jemi pa huqe, por të keqe më të madhe se kjo nuk i kishte rënë Shqipërisë.

Ky njeri që bredh poshtë e përpjetë Shqipërisë dhe hedh helm kundër shqiptarëve dhe  pretendon se do na bashkojë me Kosovën, ky do të ndajë edhe Shqipërinë nëse e lëmë. Por nuk do ta lëmë. Është rrugë e gjatë dhe e vështirë po nuk kemi rrugë tjetër. Nuk na ka lanë shteg tjetër përveç protestës së rrugës. Do të vijë dita që do t’i kthehemi asaj salle, por do t’i kthehemi si burrat!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here