Konferenca, Rama luan rolin e viktimës: Zgjedhje të parakohshme s’ka, vetëm dialog

0
112

‘Unë meqë siç thashë nuk jam i rënë nga qielli as i pagabueshëm as i pa kritikueshëm kam bërë gabime dhe jam tërhequr, jo një herë.’

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka reaguar pas aksionit opozitar për të djegur mandatet e deputetit.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama u shpreh se ka gabuar dhe se nuk është një njeri i rënë nga qielli dhe se ka gabuar, por është tërhequr.

Pjese nga fjala e kryeministrit Rama

Duhet të përpiqen të shohin sa më qartë. Në mënyrë që të kuptojmë dhe kuptohemi sa më mirë. Opozita parlamentare ka konsumuar një akt të padëgjuar dhe të pa parë ndonjëherë. Jo krejt i pashpjegueshëm për ne. Jam zgjedhur kryeministër dy herë. Herën e parë nga një koalicion herën e dytë me shumicën absolute. Kujtojmë se opozitës ju dhanë të gjitha portofolet që kërkoi.

Plus kryetari i komisionit të zgjedhjeve dhe gjithçka opozita kërkoi. Mbi këtë dakordësi u firmos dhe marrëveshja e minutës së fundit.

Unë meqë siç thashë nuk jam i rënë nga qielli as i pagabueshëm as i pa kritikueshëm kam bërë gabime dhe jam tërhequr, jo një herë. Reagimet e atyre që më janë vërsulur nuk kanë qenë për tu mbajtur mend. Por jam stërmunduar për ti dëgjuar. Nga ora 7 deri në 2 ose 3 të mëngjesit tjetër. Jam tërhequr duke bërë hap mbrapa më shumë se një herë kur kam kuptuar që kanë të drejtë ato që protestojnë. Kam bërë çmos tu gjendem pranë atyre që më kontaktojnë. Për mua nuk është qejf as nevojë, për të shtyrë kohën por është pjesë e përpjekjes dhe punës.

Ata (opozita) kanë hyrë në një borxh të pashlyeshëm me mua, e tani më fëmijët, gruan, nënë…. por edhe më te afërm dhe miq që nuk mbahen mend se kur i kam takuar, e kam pranuar si haraçin e madh për privilegjin e pakrahasueshëm që shumica më ka zgjedhur, për të drejtuar këtë vend.

Është shumë vonë që një njeri si unë të bëhet çunin i mirë me të gjithë, dhe shumë herët që të bëj plakun e urtë për të gjithë, e një gjë të tillë as nuk ua kam premtuar apo nuk mi kanë ditur kur më kanë zgjedhur. Nuk është kjo pjesa më e rëndësishme, por ajo që ka të bëjë me qeverisjen time.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here