Standard.al

KLP do të mblidhet sot për të shqyrtuar padinë e PD dhe LSI për pezullimin e Arta Markut

0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet sot, për të shqyrtuar kërkesën e PD-së dhe LSI-së për pezullimin nga detyra te kryeprokurores Arta Markut.

Dy partitë e opozitës, paditën pak javë më parë Markun për shpërdorim detyre, për shkak të çështjes ‘Sheshi’. Sipas tyre, Marku ka dhënë ‘dritën jeshile’ që Sheshi të bëhet pjesë e kësaj strukture.

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) akuzohet se, ka qenë i rekrutuar nga strukturat e ish-sigurimit të Shtetit para viteve ’90. Vetë Sheshi i ka mohuar akuzat, duke i cilesuar informacionet e publikuara në media si sulm i tipit mafioz, i dirigjuar në qarqe të larta politike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.