Basha i kundërpërgjigjet presionit të ndërkombëtarëve: Mos kërkoni nga unë asgjë që…

0
99

“I bëj thirrje parnterëve ndërkombëtarë: Unë jam i gatshëm të bëj për ju ç’do gjë që më kërkoni , por mos pretendoni nga unë asgjë që nuk e pranojnë dot popujt tuaj” – tha Basha në fjalën e tij para parlamentit.

Lulzim Basha i bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të mos i kërkojnë atij asgjë që nuk e pranojë dot popujt perëndimorë që përfaqësojnë, duke iu referuar shtetit të kriminalizuar dhe demokracisë së munguar të Shqipërisë.

“Ne kërkojmë për vendin tonë atë që na takon, dhe sytë e Europës dhe Amerikës janë sot në këtë shesh dhe ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që keni për popujt tuaj” – tha kreu i Partisë Demokratike.

Ambasada amerikane dhe Bashkimi Europian kanë pasur reagime, deri mëngjesin e sotëm kundër protestave të dhunshme dhe djegies së mandateve nga ana e opozitës.

Ambasada amerikane ka kërkuar nga qytetarët që protestojnë që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën. Ambasada e SHBA në Tiranë i bër thirrje për përmbajtje.

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.” – thuhet në njoftimin e sotëm, që u shoqërua nga një deklaratë e përbashkët e shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogerini dhe komisionerit Johannes Hahn, duke u shprehur pro protestës por kundër dhunës.

Mogherini dhe Hahn dënuan çdo akt dhune dhe çdo deklaratë që nxit dhunën nga liderët politikë. Ata bënë thirrje për diskutime konstruktive mes qeverisë dhe opozitës.

Por, i gjendur nën rebeshin e ndërkombëtarëve Basha, nga mitingu i ka tërhequr atyre vëmendjen që të përdorin të njëjtën peshë dhe të njëtën masë kur gjykojnë qeverinë edhe opozitës. Sipas liderit të PD, që nuk i përfilli fare ultimatumet për mosdjegjen e mandateve ata nuk mund të kërkojnë “stabilitet” nga opozita dhe të heshtin, për vjedhjen e zgjedhjeve, lidhjet e kryeministrit me krimin, dhe korrupsionin galopant me dhjetë oligarkë për të cilët parlamenti shqiptar prodhon dhe ligje speciale. Këto standarte nuk do të pranoheshin në asnjë demokraci perendimore. Prandaj basha sot lëshoi thirrjen ; Unë jam i gatshëm të bëj për ju ç’do gjë që më kërkoni , por mos pretendoni nga unë asgjë që nuk e pranojnë dot popujt tuaj”.lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here