Zbulohen detaje nga marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë! Ja çfarë parashikon…

0
104

Çfarë parashikon një marrëveshje e mundshme? Gazetarja Adelheid Woelfl zbulon detaje në një shkrim për gazetën gjermane, “Frankfurter Rundschau”. Edhe pse e quan të rrezikshme marrëveshjen për shkëmbim territoresh, gazetarja thekson se Federica Mogherini dhe Johannes Hahn në Bruksel po lobojnë për miratimin e një marrëveshje me bazë kufijtë etnikë.

“Nën presidentin amerikan, Trump, edhe administrata e këtij vendi ka bërë një kthesë 180 gradë,”shkruan ajo. Por çfarë parashikon draft-marrëveshja me 17 pika?

“Marrëveshja me 17 pika parashikon një demarkacion të ri mes shqiptarëve dhe serbëve në veri të Kosovës dhe kalimin e disa fshatrave me shqiptarë nga Serbia tek Kosova. Qyteti i Mitrovicës do të marrë një status special. Ujëmbledhësi i Gazivodës dhe miniera e Trepçës do të privatizohen për 99 vite dhe do ndahen mes përfaqësuesve të Këshillit të Sigurimit në OKB (SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Kina dhe Franca).

Ideja përfshin gjithashtu edhe ndërtimin e një baze detare në qytetin e Vlorës në Shqipëri- mesa duket për NATO-n, ndërkohë që në Kuçovë do të ngrihet një bazë ajrore. Autostrada nëpër Serbi- e njohur si Korridori 10, do të vendoset nën mbrojtje ndërkombëtare. Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës do të nënshkruhet në Uashington më 12 qershor 2019 dhe do të hyjë në fuqi 6 muaj më vonë” – thotë ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here