Të enjten protesta e dytë kombëtare, friksohet Ruçi, ja çfarë bën…

0
118

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër, të enjten e  21 shkurtit 2019, si çdo javë, por në ndryshim nga herët e tjera, kryetari Gramoz Ruçi nuk e ka bërë të ditur orën e mbledhjes së seancës.

Nesër, opozita do të mbajë një protestë tjetër të fuqishme në orën 10:00 dhe me sa duket, mospërcaktimi i orës së seancës është ndikuar nga ky vendim dhe dyshimet se çfarë mund të ndodhë. Më poshtë, axhenda e Kuvendit nesër, pa orën e mbledhjes së deputetëve në seancë:

Deklarata e Bashës më 16 shkurt për protestën e radhës: ” Le të zotohemi sot, se kjo kryengritje qytetare do të vazhdojë deri në përmbysjen përfundimtare të këtij sistemi të kalbur, dhe t’ju ftoj të enjten në orën 10.00, në protestën tjetër, më të bashkuar, më të vendosur se kurrë…

Por, dijeni mirë provokatorë të narkoshtetit, narkoqeverisë i erdhi fundi, derën e kryeministrisë ta bllokojë me duart e tij, dhe nga ajo derë as nuk do të hyjë e as nuk do të dalë më legjitimisht kryehajduti i kapur në vjedhje.

Ndërsa ditën e enjte populli do t’i japë një përgjigje tjetër narkoshtetit, duke marrë fatin në duart e tij dhe duke i dhënë fund një parlamenti të vendosur ngfa vota e drogës dhe jo nga vota e qytetarëve shqiptarë. Duke ju falenderuar nga zemra për këtë qëndresë të jashtëzakonshme që dëshmuat para botës, të jeni edhe më shumë edhe më të vendosur, edhe më të bashkuar të enjten e javës së ardhshme.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here