Situatë e jashtëzakoshme! Këshilli Kombëtar: Pro djegies së mandateve!

0
122

Qindra mbështetës të PD-së të saj qëndrojnë në oborr duke lëshuar herë pas here thirrje pro Bashës.

Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur pro djegies së mandateve parlamentare nga deputetë e PD. Kështu bënë me dije burime pran selisë së PD për “BalkanWeb”. Ndërkohë një situatë e pazakontë është krijuar në oborrin para selisë së Partisë Demokratike.

Me propozim të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, grupi parlamentar i tha ‘po’ djegies së mandateve parlamentare dhe tashmë vjen dhe vendimi përfundimtar nga Këshilli Kombëtar.

Prej së dielës kur Basha anoncoi propozimin e tij, ka zhvilluar një sërë takimesh si brenda forumeve të PD ashtu edhe me aleatë.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë dy ditët e fundit kanë qenë intensive në takimet me diplomatët e huaj. Përfaqësuesit e BE dhe SHBA janë shprehur kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve.
Nëse ky vendim miratohet dhe nga Këshilli Kombëtar në Shqipëri krijohet një precedent.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here